LIVE UPDATES
Politike

"T'i lëmë llogoret"/ Përplasje Zhupa-Balla në Komision për ligjin e sponsorizimeve, akuza për shkelje të Kushtetutës

Në qendër të debatit ishte nisma e Ballës dhe Erion Braçes, për të cilën Zhupa pretendoi se nuk përmbante vlerësimin e efekteve financiare, duke akuzuar socialistët për shkelje të Kushtetutës.

24 November 2026, 17:01 Nga G.M
"T'i lëmë llogoret"/ Përplasje Zhupa-Balla në
Ina Zhupa & Taulant Balla

TIRANË- Debatet për ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve kanë shkaktuar përplasje mes deputetes së PD-së, Ina Zhupa, dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, këtë të martë. Në qendër të debatit ishte nisma e Ballës dhe Erion Braçes, për të cilën Zhupa pretendoi se nuk përmbante vlerësimin e efekteve financiare, duke akuzuar socialistët për shkelje të Kushtetutës.

Ajo kundërshtoi gjithashtu përparësinë që po i jepej kësaj nisme në raport me propozimet e opozitës. Nga ana tjetër, Balla mbrojti projektligjin, i cili parashikon që bizneset të mund të përdorin deri në 30% të tatimfitimit për sponsorizimin e sportit, artit dhe kulturës. Ai argumentoi se nisma është hartuar pas konsultimeve me ministrat dhe synon krijimin e një mekanizmi të ri financimi. Përplasjet vijuan edhe për bashkimin e nismës së deputetëve socialistë me projektligjin e qeverisë. Gjatë diskutimeve nuk munguan replikat personale, ndërsa në fund komisioni miratoi të dyja nismat ligjore.

Debati në komision:

Ina Zhupa: Ju e keni depozituar nismën tuaj më 28 tetor, goxha, dhe më 12 nëntor e keni sjellë. Se i keni vënë shishen juve dhe pastaj vijnë këto. Ndërkohë që projektligjet tona ende nuk futen, tuajat futen pa u bërë muaji direkt.

Taulant Balla: Pas një diskutimi të gjatë me ministrat, kemi arritur që propozimin tonë, të cilin Kushtetuta e pranon, që një deputet të vijë me një propozim, themeli i propozimit tonë është edhe themeli i propozuar nga qeveria. Ne i jemi referuar modelit hungarez. Sporti, arti dhe kultura janë politika publike, jo private. Këtë aktivitet publik tua mundësojmë në kushte sa më të mira. Jam këtu si propozues, sepse sporti, si futbolli në Shqipëri, ka nevojë për mbështetje financiare. Ne jemi një vend që ende nuk kemi një pistë skish. Qeveria po jep këto lekë. Po ulim TVSH-në e ushqimeve nga 20% në 6%, që 150 milionë euro t’ua çojmë buxheteve të familjeve shqiptare. Po ulim taksën e qarkullimit me 350 milionë euro, që t’i çojmë në xhepat e qytetarëve. 30% të tatimfitimit që do të paguajë në buxhetin e shtetit, t’ia japë sportit. Por para publike janë këto. Mendoj që këtu t’i lëmë llogoret, por të themi se ne e mbështesim. I kemi kërkuar qeverisë edhe në komisione të tjera që ministria të ketë autoritetin që të përcaktojë pragjet, por të ketë edhe autoritetin të përcaktojë prioritetet.

Ky ligj është një financim i mirë për t’i financuar në mënyrë të saktë, do të vlejë për të gjitha financimet e tjera që hyjnë në të. Duhet të marrin fund rastet kur sportistët marrin pagën, edhe kur në dhomat e zhveshjes marrin diferencën e pagës. Falë kësaj qeverie jemi në kushtet që Shqipëria ka një impiant sportiv si Air Albania. Shqipëria ka sot një impiant sportiv në Kukës, kemi në Shkodër stadiumin Loro Boriçi, kemi në Elbasan dhe kemi në projekt tre impiante: një në Durrës, një në Korçë dhe një në Vlorë. Duke i thënë të gjitha këto, mendoj se besoj na çojnë të gjithëve në një pikë. Përsëri, nga buxheti i shtetit, nga paratë publike, por besoj e mbani mend sa luftë u bë për ato shkallët dhe gjithë atë histori. Por e vërteta është që është një diamant i bukur. Shpresoj shumë që të gjithë, pa dallime partiake, ta votojmë.

Ina Zhupa: Zoti Balla, kam një çështje me projektligjet tuaja. Vjen nga dy deputetë, sipas nenit 82 të Kushtetutës, dhe ju as nuk keni përmendur fare që ka efekte financiare. Ju supozohet që, kur e sillni një projektligj, nuk e dinit që do të vinte një projektligj tjetër. Po si bandë punoni! Por nuk desha të merresha me bandën, sesa me thelbin. Ju keni shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Zoti Balla di të mbrohet vetë. Nëse doni ta mbroni, bëjeni me devotshmëri.

Taulant Balla: Ju opinionin e qeverisë e keni përpara.

Ina Zhupa: Kam dy projektligje më 28 tetor dhe nuk e dinit që do të vinte një projektligj tjetër. Fsheh faktin që ka efekte financiare. Projektligji tjetër është i 13 nëntorit. Ose ju tërhiqeni totalisht dhe miratojmë këtë të Gonxhes dhe Pirdenit, ose duhet të ishte brenda rregullores së Kushtetutës.

Taulant Balla: Unë do të flas vetëm kur të duash ti, por do të flas vetëm unë.

Ina Zhupa: Do të ta jap fjalën dhe në çdo moment që unë dua të dëgjoj, që gënjeni patjetër, do t’ju ndaloj.

Taulant Balla:  E para është që jeni një deputete e re dhe e re si kryetare e komisionit dhe, për fat të keq, e keni nisur gabim këtë çështje, sepse në hapje të këtij diskutimi ju duhet të kishit hedhur në diskutim bashkimin e nismave.

Ina Zhupa: Askush nuk e kërkoi bashkimin. Çfarë të hedh në votim kur nuk e kërkoi askush? Jo, nuk të dëgjoj.

Taulant Balla: Mbylle mikrofonin, të ta shpjegoj, që të mësosh.

Ina Zhupa: Nuk kam nevojë të më mësosh, se deri tani kam mandatin e dytë. Deri tani, në këto momente, nuk kam propozim për të bashkuar nismat.

Taulant Balla: A ta mbaroj unë? Se ta kërkon rregullorja bashkimin, por duhet të kesh mendjen në vendin e duhur që ta kuptosh se, kur dy nisma janë me të njëjtin objekt, rregullorja i bashkon dhe kjo ka ndodhur në të gjitha komisionet. E mirë…

Ina Zhupa: Ti projektligjin duhet ta sillje në rregull. Kjo vërteton që ti ke vënë shishen e qumështit për të zënë datën për projektligjin që do të sillte Këshilli i Ministrave.

Taulant Balla: Ti e ke merakun te qumështi, po qumështit do t’i ulet çmimi.

Ina Zhupa: E juve ju është prishur qumështi, kosi e hirra dhe jeni bërë një qeverisje që nuk ju duron më njeri, që as haheni, as piheni.

Balla: Prandaj keni veshur edhe ngjyrën e partisë tonë.

Ina Zhupa: E keni monopolizuar edhe ngjyrat tani. Duhet të mësosh procedurat.

Taulant Balla: Ditën që do të më mësosh ti procedurat, unë iki nga kjo sallë. Ti nuk di të drejtosh një komision…/Dosja.al

ina zhupa taulant balla

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi