20 November 2026, 20:38
Nga E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin.
Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër por me veprat penale. Sipas burimeve, regjistrimi i procedimit penal është kryer së fundmi nga SPAK, rreth fundit të tetorit ndërsa tashmë kanë nisur edhe veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim.
Burimet thonë se të dhënat e pretenduara mbështeten në një sërë dokumentesh, ku përfshihen deklarimet e pasurisë, dokumentacioni tregtar, të dhënat mbi shoqëritë tregtare dhe ndryshimet e pronësisë, transaksionet financiare, të ardhurat, si dhe pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Veç Spiropalit subjekt pritet të jenë edhe të paktën 5 persona të tjerë mes të cilëve, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj.
Ndërkohë, zhvillime ka pasur edhe në raport me administratën tatimore. Vetëm pak orë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, reagoi publikisht lidhur me një episod që përfshin bashkëshortin e deputetes, duke deklaruar se ky i fundit kishte mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj punonjësve tatimorë dhe se shkelje e dyshuara janë referuar në organet përkatëse./Dosja.al
elisa spiropali Salarjon Totaj SPAK
Politike
20 November 2026, 19:51
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët&nb...
Politike
20 November 2026, 19:49
E.M
TIRANË- Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që ka p&eu...
Politike
20 November 2026, 19:32
E. D
TIRANË- Rreth tre milionë euro nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2026 do të përdoren për riforcimin e banesave individ...
Politike
20 November 2026, 19:12
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të s&...
Politike
20 November 2026, 19:09
E. D
Niko Peleshi
KORÇË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar akuzat e fundit të deputetes Elisa Spiropali mbi mungesën e meri...
Politike
20 November 2026, 19:05
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në foltoren e ripërteritjes në Tiranë pohoi se pas 3...
Politike
20 November 2026, 16:41
E. D
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, i është përgjigjur publikisht deputetes Elisa Spiropali, duke e ...
Politike
20 November 2026, 16:22
E. D
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditë...
Politike
20 November 2026, 14:53
E.M
TIRANË- Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar kështu listën e produkteve...
Politike
20 November 2026, 14:34
G.M
Oerd Bylykbashi dhe Ulsi Manja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kundërshtuar gjatë diskutimeve në Komision...