26 May 2024, 23:04
Nga DOSJA

MONTEKARLO - Charles Leclerc fitoi çmimin e madh të Monaco-s. Në pistën e MonteCarlos ishte pikërisht piloti i Ferrari-t që nuk e humbi pozicionin që siguroi në “Pole-Position”. Gara ishte shumë emocionuese dhe dhuroi shumë të papritura. Që në metrat e para të pistës, publiku dhe teleshikuesit panë një aksident të frikshëm mes Kevin Magnussen dhe Sergio Perez.
Ky i fundit u godit nga Magnussen dhe u përplas me muret rrethuese, duke rrezikuar jo më pak në këtë situatë. Fatmiësisht të dy pilotët janë në gjendje të mirë dhe gara vazhdoi pas flamurit të kuq. Magnussen tani rrezikon edhe vazhdimin në botërorin e Formula 1, për shkak të rregullave të ashpra të “FIA”.
Ishte dita e Ferrarit, që përveç Leclerc fitues, gjeti dhe vendin e tretë me anë të Carlos Sainz. I dyti në këtë garë u rendit Oscar Piastri. Fundjavë për t’u harruar kjo e Red Bullit, që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Max Verstappen dhe del me shumë pak pikë nga principata.
Me këtë fitore, Charles Leclerc afrohet ndjeshëm në renditje ndaj Max Verstappen, teksa në horizont duket holandezi me 31 pikë në avantazh. Lando Norris për momentin ndodhet i treti me 113 pikë. Atë që e bën më të bukur suksesin e Ferrarit, është se suksesi i parë i Leclerc në këtë edicion erdhi në vendlindjen e tij, në Monaco.

B.T (Dosja.al)
Sport
26 May 2024, 22:55
ITALI - Përveç Atalanta-s dhe Fiorentina-s që kanë një ndeshje të prapambetur për të luajtur, pjesa tjetër e sk...
Sport
26 May 2024, 22:51
TURQI - Superliga e Turqisë “uli siparin” e sezonit 2023-2024 këtë të dielë, me Galatasaray-n që fitoi titullin kampio...
Sport
26 May 2024, 22:06
TIRANE - Ndërsa Egnatia-n drejt fitores së titullit të parë kampion të Shqipërisë, trajneri Edlir Tetova deklaroi pas fitores...
Sport
26 May 2024, 22:03
TIRANE - Pas humbjes 0-1 ndaj Egnatias, në ndeshjen e titullit në “Final Four”, trajneri i Partizanit, Orges Shehi u shpreh se janë t...
Sport
26 May 2024, 22:00
TIRANE - Ernest Muçi do të jetë pjesë e Shqipërisë në Euro 2024. Edhe pse Sylvinho, trajneri i kombëtares kuqez...
Sport
26 May 2024, 21:52
KOSOVE - Shpëtim Duro rikthehet në Kosovë. Tekniku i mirënjohur nga Tirana është emëruar në krye të Suharekë...
Sport
26 May 2024, 21:44
TIRANE - Egnatia bën kthesë në Kategorinë Superiore, duke fituar titullin e parë kampion të Shqipërisë si dhe njëko...
Sport
26 May 2024, 17:00
SPANJE - Këtë të dielë, Xavi Hernández jeton ndeshjen e tij të fundit në krye të pankinës së FC Barcelon&e...
Sport
26 May 2024, 16:30
Kroos dhe Ancelotti takohen pas zëvendësimit të gjermanit
SPANJE - Kroos u largua nga ‘Bernabeu’ në minut&eu...
Sport
26 May 2024, 16:00
GJERMANI - Real Madrid zhvilloi provën e tyre në Bernabéu për finalen e Champions League, më 1 qershor në ‘Wem...