19 January 2024, 22:05
Nga DOSJA

ITALI - Zyra e Prokurorit të Romës po e heton kreun e klubit napolitan dhe drejtues të tjerë, si të dyshuar për krim financiar, pasi kanë rritur në mënyrë fiktive fitimet për të mbuluar blerjen e sulmuesit Nigerian Victor Osimhen nga skuadra franceze.
Së bashku me presidentin De Laurentiis, nën hetim janë edhe bashkëshortja e tij (në rolin e zv.presidentes së Napolit), dy fëmijët e tij dhe disa anëtarë të bordit drejtues të klubit italian.
Sulmuesi nigerian u ble nga Napoli në verën e vitit 2020 për 70 milionë euro plus 10 milionë bonuse. Megjithatë, 20 milionë u mbuluan nga transferimi i njëkohshëm te Lille i portierit Karnezis dhe tre të rinjve: Palmieri, Manzi dhe Liguori.
Drejtësia sportive ka shprehur tashmë opinionin e saj për “çështjen Osimhen” me Gjykatën Federale Kombëtare, e cila nuk kishte pranuar kërkesën për dënimin me 11 muaj e 5 ditë ndalim të kërkuar për De Laurentiis nga Prokuroria Federale.
Nëse do të dalin elemente te reja nga letrat e Prokurorisë së Romës, çështja mund të rihapet siç ka ndodhur tashmë me Juventusin, që u penalizua me 10 pikë sezonin e kaluar për çështjen e fitimeve kapitale.
Hetimi për hipotezat e krimit tatimor është mbyllur. Tani do të lexojmë shkresat e hetimit, mbaj mend se rasti i sotëm nuk është aktakuzë por mbyllje e hetimeve”. Kështu deklaroi për Ansa, Fabio Fulgeri, avokati që merret me mbrojtjen e Aurelio De Laurentiis në lidhje me hetimin nga Prokuroria e Romës.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 January 2024, 21:53
ARABI SAUDITE - Inter është finalistja e dytë në SuperKupën e Italisë. Zikaltërit mposhtën në Riyadh, Lazion me shi...
Sport
19 January 2024, 21:49
EMIRATET E BASHKUARA - Manchester City i merr të gjitha në Globe Soccer Awards 2023 në Dubai. Erling Haaland fitoi tit...
Sport
19 January 2024, 21:41
SPANJE - Prej më shumë se një viti, Dani Alves është i mbyllur në një burg të Barcelonës ku akuzohet për p&eum...
Sport
19 January 2024, 21:37
ITALI - Zëra të rinj në lidhje me të ardhmen e Milanit. E përditshmja La Repubblica konfirmon interesin e fortë të ...
Sport
19 January 2024, 21:03
AFRIKE - Lëndimi i Mohamed Salah në ndeshjen e djeshme mes Egjiptit dhe Ganës pa dyshim që shqetëson Liverpoolin. Trajneri Jürgen ...
Sport
19 January 2024, 21:00
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo mori pjesë në Globe Soccer Awards për të marrë çmimin Maradona dhe çmimin p&e...
Sport
19 January 2024, 20:54
GJERMANI - Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Bekenbauer, ishte i ftuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkoh&...
Sport
19 January 2024, 20:37
DURRES - Fund i trishtë për bardheblutë në “Niko Dovana”. Teuta dhe Tirana e mbyllën në një barazim 2-2 ndeshje...
Sport
19 January 2024, 20:24
KUKES - Egnatia rregjistron fitoren e dytë në këtë fillim viti. Pas suksesit 1-0 me Skënderbeun, triumfon 4-1 edhe në transfert&eu...
Sport
19 January 2024, 12:06
SPANJE - Carlo Ancelottit, trajneri i Real Madridit, i vjen keq për humbjen 4-2 ndaj Atlético Madrid, që eliminoi skuadrë...