19 July 2023, 12:40
Nga DOSJA
TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime të rëndësishme për kompeticionet kombëtare në mbledhjen e fundit, ndër të cilat edhe miratimi i strukturës dhe skemës së kampionatit Kategoria e Parë 2023-24.
Sipas formatit të propozuar dhe më pas të miratuar nga KE i FSHF-së, në këtë edicion të ri do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.
Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas një skeme, ku do të favorizohen skuadrat e renditura më mirë, pas dy fazave të para.
Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.
Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë, do të luajë ndeshje “play-off” për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të “Abissnet Superiore” sipas skemës së mëposhtme: 3-6 dhe 4-5.
Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.
Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.
Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale “play-out” me skuadrat fituese të “play off” të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 July 2023, 12:20
SHBA - Miles Bridges, sulmuesi i Charlotte Hornets, u shfaq për herë të parë në publik pasi humbi të gjitha 82 ndeshje...
Sport
19 July 2023, 12:00
ITALI - Forco veten duke dobësuar kundërshtarin: kjo është strategjia e Juves në tregun e transferimeve. Nga Lukaku...
Sport
19 July 2023, 11:30
ANGLI - “Me ndeshjen tonë të hapjes në horizont, ‘Luaneshat’ kanë vendosur të pezullojnë bisedimet&n...
Sport
19 July 2023, 11:00
SHBA - Michael Jordan në basketboll. Mohammed Ali në boks. Michael Phelps në not. Usain Bolt në atletikë. Barc...
Sport
19 July 2023, 10:38
GJEORGJI - Pasi një udhëtoi me charter prej 3 orësh e 40 minuta, bardheblutë e Tiranës zbritën në Gjeorgji, ku pasditen e s...
Sport
19 July 2023, 10:30
ITALI - Gianluigi Buffon është gjithnjë e më afër shpalljes së lamtumirës të tij nga futbolli. Siç rapo...
Sport
19 July 2023, 10:03
ITALI - Klubi i Xhenoas është përballur sot me një të papritur, që ka detyruar anulimin e ndeshjes miqësore që kishte pl...
Sport
19 July 2023, 09:26
GJERMANI - Bayern Munchen ka regjistruar fitore me rezultat të jashtëzakonshëm në miqësoren ndaj Rottach-Egern. Skuadra e drejtuar nga ...
Sport
19 July 2023, 09:03
SHBA - Inter Miami prezantoi përforcimin më të madh në histori, Lionel Messin dhe filloi menjëherë maninë p&eu...
Sport
19 July 2023, 08:27
ARGJENTINE - Tmerr në Argjentinë, futbollisti Williams Alexander Tapon (24) fillimisht rrahu arbitrin në një ndeshje futbolli...