https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Skandal në ndeshjen Udineze - Milan, thirrjet rraciste ndërpresin ndeshjen, Maignan largohet nga fusha! - VIDEO
Një mesazh i fortë dhe vendimtar nga portieri i Milanit, i cili më pas u rikthye në fushë pas pak minutash mes zhurmave të tifozëve vendas. Më pas ndeshja rifilloi normalisht.
20 January 2024, 21:56Nga DOSJA
ITALI - Episod i turpshëm gjatë Udinese-Milanit, e cila u ndërpre për disa minuta për shkak të një sërë thirrjesh raciste që vinin nga tribuna kundër portierit kuqezi, Maignan.
Futbollisti francez, la portën e tij për t'u nisur drejt dhomave të zhveshjes së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Lojtarët e Udineses gjithashtu u përqafuan me Maignan në shenjë solidariteti, ndërsa gjyqtari Maresca, pasi ndërpreu lojën, ftoi folësin e stadiumit të lexonte një mesazh paralajmërues kundër thirrjeve raciste.
Një mesazh i fortë dhe vendimtar nga portieri i Milanit, i cili më pas u rikthye në fushë pas pak minutash mes zhurmave të tifozëve vendas. Më pas ndeshja rifilloi normalisht.
Pak minuta para ndërprerjes, gjyqtari Maresca, me kërkesë të Maignan, kishte transmetuar një njoftim nga altoparlantët e stadiumit, duke paralajmëruar se ndeshja do të pezullohej nëse dëgjoheshin thirrje raciste të denoncuara nga portieri i mysafirëve.