4 September 2025, 17:10
Nga DOSJA

GJILBRALTAR - Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë përballë Gjibraltarit në transfertë, në një përballje historike mes dy ekipeve që për herë të parë matin forcat mes tyre. Për kuqezinjtë, kjo sfidë shërben më shumë si provë gjenerale, përpara duelit shumë më të rëndësishëm të së martës ndaj Letonisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Trajneri Silvinjo e kishte paralajmëruar se ndeshja do të përdorej për të dhënë minuta lojtarëve që kanë pasur më pak hapësira, si dhe për të testuar skema të ndryshme loje. Dhe kështu ndodhi: eksperimenti është fjala kyçe e mbrëmjes.

Në portë është vendosur Gentian Dajsinani, një nga përfaqësuesit e Superiores, ndërsa në mbrojtje, një tjetër surprizë nga kampionati vendas: Aliji në krahun e majtë. Krahas tyre, prapavija kompletohet me Kumbullën në qendër dhe kapitenin Hysaj në krahun e djathtë.
Risia më e madhe vjen nga mesfusha, ku Silvinjo i ka dhënë hapësirë Maldini Kaçurrit, i thirrur në fund si zëvendësim pas mungesës së Bajramit. Përkrah tij do të luajnë Berisha dhe Pajaziti, duke krijuar një treshe të re në mesin e fushës.
Në sulm, trajneri ka zgjedhur të ndryshojë hierarkitë: Daku është vendosur në qendër, ndërsa Asani operon në krahun e djathtë dhe Armando Broja, zakonisht në majë të sulmit, është zhvendosur në krahun e majtë. Ky pozicionim synon të sjellë më shumë fleksibilitet dhe befasira për kundërshtarin.

Megjithëse rezultati i ndeshjes nuk është prioritet absolut, për Shqipërinë ky test është me shumë rëndësi. Ai shërben si laborator për të përgatitur me kujdes duelet vendimtare, ku synimi i vetëm mbetet kualifikimi në Botëror.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 September 2025, 17:06
ANGLI - Mbrojtësi i Tottenhamit, Djed Spence, është në rrugë për të bërë histori si lojtari i parë mysliman i ...
Sport
4 September 2025, 15:05
ZVICER - FIFA gjobiti gjashtë federata kombëtare, përfshirë kampionen në fuqi, Argjentinën, pasi tifozët u shpallën fajt...
Sport
4 September 2025, 10:00
SPANJE - Më 13 gusht, MD përsëriti fjalët e Pini Zahavi, agjentit të Robert Lewandowskit, për median polake 'Fakt', ku...
Sport
4 September 2025, 09:30
Chiesa duke festuar golin e tij
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka lënë jashtë skuadrës së tij të...
Sport
4 September 2025, 09:00
ITALI - Sekuenca është mjaft e pastër dhe elegante. Plotësisht e sinqertë, nuk e dimë, por në përgjithësi e past&...
Sport
4 September 2025, 08:30
SPANJE - "Do të pi një kafe dhe pastaj do të kthehem." Këto mund të kenë qenë fjalët që Guillermo Ochoa ...
Sport
4 September 2025, 08:00
ITALI - Pasi mbërriti nga Flamengo në fund të korrikut dhe bëri menjëherë diferencën për Romën, We...
Sport
4 September 2025, 07:30
ITALI - Ndërsa Lega Serie A pret vendimin zyrtar të UEFA-s , i cili pritet më 11 shtator, presidenti Aleksander Ceferi...
Sport
3 September 2025, 18:04
ZVICER - Zvicra dhe Kosova përballen të premten në Basel, me startin nga ora 20:45, në nismë të kualifikimeve për Kupën ...
Sport
3 September 2025, 17:55
SHBA - Bota magjike e NBA-së me sa duket, nuk është aq magjike sa duket nga jashtë, duke fshehur drama të mëdha e të...