19 July 2023, 15:52
Nga DOSJA
ZVICER - Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21.250 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të “Euro 2024”, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor 2023.
Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira dhe situata krejtësisht të evitueshme.
FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha grupimeve dhe tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve që mund të sjellin penalitete financiare dhe jo vetëm për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar.
Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 July 2023, 15:43
ZVICER - UEFA konfirmoi kalendarin e Champions League për sezonin 2023/24 dhe, në një letër dërguar federatave, organi evropian shfryt&...
Sport
19 July 2023, 15:30
UELLS - Akuzat për dhunë në familje kundër Ryan Giggs janë hequr. Ish-lojtari dhe trajneri i Uellsit dhe ish-lavdia e Manchester U...
Sport
19 July 2023, 15:20
SPANJE - Real Madridi sapo ka publikuar skuadrën për turneun e Shteteve të Bashkuara, në të cilin ‘los blancos&r...
Sport
19 July 2023, 15:03
SPANJE - Osasuna vazhdon të tërheqë fijet për të forcuar skuadrën e Arrasate, ende në pritje nëse klubi do të jet&e...
Sport
19 July 2023, 14:43
ANGLI - Pas dy vitesh në bankën e të akuzuarve si manjak seksual, Benjamin Mendy i është rikthyer menjëherë futbollit, ...
Sport
19 July 2023, 13:00
SPANJE - Për pesë dekada, Julio Iglesias ka qenë një nga njerëzit më me ndikim në skenën muzikore n&eum...
Sport
19 July 2023, 12:40
TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime të rëndësishme për kompeticionet kombëta...
Sport
19 July 2023, 12:20
SHBA - Miles Bridges, sulmuesi i Charlotte Hornets, u shfaq për herë të parë në publik pasi humbi të gjitha 82 ndeshje...
Sport
19 July 2023, 12:00
ITALI - Forco veten duke dobësuar kundërshtarin: kjo është strategjia e Juves në tregun e transferimeve. Nga Lukaku...
Sport
19 July 2023, 11:30
ANGLI - “Me ndeshjen tonë të hapjes në horizont, ‘Luaneshat’ kanë vendosur të pezullojnë bisedimet&n...