13 February 2023, 13:08
Nga DOSJA
ANGLI - Erling Haaland, i cili ka shënuar 25 gola në Premier League këtë vit, u largua në pjesën e parë në fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Aston Villas. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola pas ndeshjes tha: “Erling ka një goditje. Në gjysmën e parë fola me mjekët. Ata thanë se ndoshta me rezultatin siç ishte, ne nuk kemi nevojë të rrezikojmë dhe unë rashë dakord.
Nëse rezultati do të ishte më i ngushtë, atëherë ndoshta nuk do ta kisha bërë. Nuk mendoj se është i dëmtuar, por do të shohim të hënën. Shpresoj se mund të jetë i gatshëm për të mërkurën. Por nëse ai nuk është gati ose ka rrezik, ai nuk do të luajë ”,- shtoi ai.
Manchester City do të shkojë në krye të renditjes, nëse mposht liderin Arsenal në ‘Emirates’, të cilët barazuan 1-1 në shtëpi me Brentford të shtunën, edhe pse ata kanë një ndeshje më pak.
“Skuadra mbi ne humbi pikë, ndaj ishte e rëndësishme të përfitonim nga kjo mundësi dhe të mbyllnim përfundimisht diferencën”,- komentoi trajneri katalanas.“Ata kanë luajtur një ndeshje më pak, kështu që ne e dimë distancën, mendojmë se jemi ende gjashtë pikë prapa, por ne do të udhëtojmë në Londër për të provuar të përmirësojmë lojën tonë.
Ndjej se jemi përmirësuar shumë, veçanërisht në stërvitjet e javës apo 10 ditëve të fundit. Të gjithë janë kaq të fokusuar, gjë që na jep mundësinë të jemi konkurrues. Nuk garanton se do të fitoni, por pa përqendrim kjo është e pamundur”.
Sulmuesi norvegjez Erling Halaand do të jetë një humbje e madhe për përballjen vendimtare me Arsenalin, ndonëse nuk ka shënuar në asnjë nga katër ndeshjet e tij jashtë fushe në të gjitha garat këtë sezon.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 February 2023, 12:18
FRANCE - Olivier Giroud, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës, nuk do t'i bashkohet Karim...
Sport
13 February 2023, 11:50
KOLUMBI - Daniel Cataño, një futbollist i skuadrës Millonarios të Bogotás, u sulmua nga një tifoz, i cili u fut n&...
Sport
13 February 2023, 11:32
ANGLI - Gjithçka u krijua përpara se Manchester City të dilte nga autobusi i ekipit të dielën, me qindra, nëse jo mijëra,...
Sport
13 February 2023, 10:52
SKOCI - Fatmirësisht, në botën e futbollit profesionist po ndodhin ende episode që na tregojnë se ne mund të besojmë në...
Sport
13 February 2023, 10:23
TURQI - I zbritur në Stamboll verën e kaluar, spanjoli i njohur Juan Mata nuk ka qenë kurrë në qendër të projektit ...
Sport
13 February 2023, 10:14
FRANCE - Rikthimi i tij mund të ndryshojë shumë gjëra. Viktimë e një dëmtimi në kofshën e majtë, që ...
Sport
13 February 2023, 07:02
SPANJE - Ecuria e Barcelonës në La Liga nuk ndalet. Katalanasit, në ditën e 21-të, fituan 1-0 në Villar...
Sport
13 February 2023, 06:57
ITALI - Napoli mundi Cremonese 3-0 në ndeshjen e 22-të të Serisë A, duke arritur fitoren e gjashtë radhazi dhe du...
Sport
12 February 2023, 20:55
ITALI - Juventusi mundi 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për ditën e 22-të të Serisë...
Sport
12 February 2023, 20:34
ANGLI - Përpara se të shkonin në ‘Emirates Stadium’ të mërkurën, ‘Qytetarët’ rifituan vlerat e tyre...