https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Leverkusen rigjen fitoren, merr edhe një trofe, Kupën e Gjermanisë!
Finalja u vendos nga një gol spektakolar i mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, i cili lëshoi një të majtë perfekte nga distanca në minutën e 16’, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe “aspirinat” ngritën lart edhe Kupën e Gjermanisë.
25 May 2024, 22:10Nga DOSJA
GJERMANI - Bayer Leverkusen hedh pas krahëve dështimin në Europa League dhe fiton një tjetër trofe, Kupën e Gjermanisë. Pas titullit kampion të parë në histori, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ia doli të triumfojë edhe në Kupën e Gjermanisë, ku mposhti Kaiserslauternin me rezultatin minimal 1-0.
Finalja u vendos nga një gol spektakolar i mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, i cili lëshoi një të majtë perfekte nga distanca në minutën e 16’, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe “aspirinat” ngritën lart edhe Kupën e Gjermanisë.
Vlen të theksohet se në fundin e pjesës së parë Kossounou u ndëshkua me karton të kuq dhe la Leverkusenin me 10 futbollistë deri në fund, megjithatë skuadra e Alonsos menaxhoi mirë ndeshjen, për të mos vënë në diskutim trofeun.
Kjo është hera e dytë që Bayer Leverkusen triumfon në Kupën e Gjermanisë, trofe të cilin e kishte fituar për herë të parë në sezonin 1992-1993, teksa këtë herë vulën në sukses e vuri pikërisht një shqiptar si Granit Xhaka.
Mbyllet kështu në mënyrë mjaft të mirë sezoni për Leverkusenin, që pas titullit të parë kampion në histori, fiton edhe Kupën e Gjermanisë, teksa pishmani i vetëm i këtij sezoni perfekt është e vetmja humbje, ajo në finalen e Europa Leagues ndaj Atalantës.
TURQI - Rei Manaj mbajti shiritin e kapitenit mbrëmjen e sotme në derbin ndaj Kajserispor, ku skuadra e Sivasporit triumfoi me rezultatin 2-1.
Kjo p&...