Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Tirana realizon ëndrrën, kalon në turin e dytë të Conference League, Lushkja dhe Delia ‘heronjtë’ e fitores 2-1!
Tirana dëshmoi vlera dhe pas barazimit 1-1 në Tiranë, fitoi 2-1 në Batum! Besiktas, kundërshtari i ardhshëm i bardhebluve në turin e dytë.
20 July 2023, 21:15Nga DOSJA
GJEORGJI - Me shifrat 0-1 u mbyll pjesa e parë në një presion më të shtuar të vendasve në kërkim të golit të barazimit, por edhe Tirana pati mundësitë e saj për të dyfishuar.
Në minutën e 27-të është skuadra nënkampione e Shqipërisë, Tirana ajo që kalon në avantazh falë golit të Regi Lushkjes, i njëjti autor që barazoi 1-1 në Tiranë një javë më parë.
Pas pushimit, në të dytën, e njejta lojë me mbylljen e pjesës së parë, Dinamo e Batumit që përpiqet në çdo formë për të barazuar dhe Tirana që kundërpërgjigjet me rastet e saj.
Deri në minutën e 79-të, ku Ardit Deliu shënon golin e dytë dhe 11 minuta nga fundi i takimit Tirana udhëheq 0-2.
Shpërthen festa në të njëjtën kohë në stolin bardheblu, por në mbyllje të 90 minutave Dinamo ngushton diferencën në 1-2 me anë të Kapanadze. Minutat shtesë nuk sollën episode të reja. Tirana do të gëzonte kualifikimin në turin e dytë të Conference League.