https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Vllaznia fiton Klasiken e futbollit shqiptar, Tirana vazhdon në errësirë!
Është mbyllur Klasikja e futbollit shqiptarë mes Vllaznis dhe Tiranës
24 October 2025, 19:24Nga DOSJA
SHKODER - Është mbyllur Klasikja e futbollit shqiptarë mes Vllaznis dhe Tiranës. 90 minutat e kësaj përballjeje kanë prodhuar plot 4 gola. Fillimisht ishte Tirana që kaloi në avantazh ndaj shkodranëve, me Tabekun në minutën e 8-të.
Por avantazhi i bardhebluve zgjati vetëm 7 minuta, pasi Vllaznia do të barazonte me Yago në minutën e 15.
Ndërkohë për të përmbysur gjithçka menduan Mala dhe Balaj. Një kombinim i dyshes solli golin e dytë për shkodranët, me kapitenin që mposhti Tafas për 2-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në Shkodër.
Pjesa e dytë kishte një dinamikë tjetër. Shkodranët mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Kuros, ndërsa në minutën e 79-të, kur Kastrati shndërron në gol një penallti të fituar nga Balaj.
Pavarësisht këmbënguljes së bardhebluve nuk ndryshoi rezultati dhe kështu mbyllet kjo sfidë, me shkodranët që marrin një 3 pikësh tjetër të rëndësishëm.