18 October 2026, 17:11
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për atë që e cilëson si sulm ndaj medias dhe pengim të gazetarëve të News24 në ushtrimin e detyrës së tyre. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e medias cenon të drejtën e publikut për t'u informuar, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama për krijimin e një klime armiqësore ndaj gazetarëve.
Bardhi e konsideron shqetësues faktin që retorika ndaj medias reflektohet edhe në sjelljen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Ai thotë se policia duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe jo të përdoret si instrument presioni ndaj gazetarëve. Në fund, Bardhi kërkon që çdo rast i intimidimit apo pengimit të gazetarëve të marrë përgjigje institucionale dhe ligjore, duke theksuar se liria e medias dhe pavarësia e saj duhet të garantohen.
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi
Sulmi ndaj medias është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt lirinë e fjalës dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.
Sulmi i Edi Ramës ndaj News24 është një medalje për këtë televizion, që zgjedh të qëndrojë në krah të interesit publik dhe jo në shërbim të interesave korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Por është edhe më e rëndë kur retorika armiqësore e kryeministrit ndaj medias reflektohet në terren përmes sjelljeve arbitrare dhe veprimeve të paligjshme të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët pengojnë gazetarët e News24 të ushtrojnë detyrën e tyre.
Shprehja “Më plasi mua që je gazetar!” nuk është gjuha që pritet nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Është shprehje përçmimi ndaj ligjit, ndaj lirisë së medias dhe ndaj qytetarëve që kanë të drejtë të informohen. Uniforma e shtetit nuk është mburojë për arbitraritetin dhe as licencë për të shkelur të drejtat e gazetarëve.
Policia nuk është pronë e qeverisë dhe media nuk është zgjatim i pushtetit. Detyra e policisë është të zbatojë ligjin, jo të bëhet instrument presioni ndaj gazetarëve. Detyra e medias është të informojë publikun, jo të kërkojë leje nga pushteti për të bërë punën e saj.
Çdo përpjekje për të frikësuar, intimiduar apo penguar gazetarët duhet të marrë përgjigje të qartë institucionale dhe ligjore.
Liria e medias nuk negociohet. Gazetarët nuk kërcënohen. Shteti nuk mund të sillet si pronë private e kryeministrit./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
18 October 2026, 15:48
E.d
Edi Rama
TIRANA- Vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Austri, ku ishte planifikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nu...
Politike
18 October 2026, 13:46
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një reagjim ka deklaruar se Shqipëria po përbal...
Politike
18 October 2026, 13:29
G.M
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj, në një deklaratë ka thënë se Policia e Shtetit dhe RENEA nuk mund ...
Politike
18 October 2026, 13:04
G.M
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e rotacionit politik prej kat&eum...
Politike
18 October 2026, 13:01
E.M
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pohuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është e vetmja zgjidhje për t&eu...
Politike
18 October 2026, 12:52
G.M
sali berisha
TIRANË- Kreu i Pasrtisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kongresmenëve amerikanë në lidh...
Politike
18 October 2026, 12:00
I.A
Andreas Schieder
TIRANË- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për s...
Politike
18 October 2026, 12:03
G.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenë...
Politike
18 October 2026, 11:46
G.M
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka pritur në selinë e PD-së përfaqësues të Herit...
Politike
18 October 2026, 10:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se shteti nuk mund të...