4 November 2026, 07:48
Nga E.M
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit.
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, indeksimi me inflacionin prej 2.1% do të gjenerojë rreth 5.4 miliardë lekë (rreth 58 milionë euro) të ardhura shtesë nga tatimet dhe doganat, kryesisht përmes TVSH-së dhe efektit të ndryshimit të çmimeve në vlerën e importeve.
Për shkak se TVSH-ja llogaritet si përqindje e çmimit, çdo rritje e tij rrit edhe shumën e tatimit që paguajnë qytetarët për të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh. Për rrjedhojë, arka e shtetit arkëton më shumë, edhe nëse konsumi nuk rritet.
Sipas dokumentit të parashikimit të të ardhurave për vitin 2027, të ardhurat nga tatimet dhe doganat pritet të arrijnë në 583.5 miliardë lekë, nga 536.2 miliardë lekë që është plani i vitit 2026. Diferenca është rreth 46.9 miliardë lekë, ose një rritje prej 8.7%.
Nga përllogaritja e këtyre të dhënave rezulton se rreth 11.5% e të ardhurave shtesë që parashikohen për vitin e ardhshëm do të vijnë nga efekti i rritjes së çmimeve.
Inflacioni, i cili rëndon mbi fuqinë blerëse të familjeve, sjell njëkohësisht më shumë të ardhura për arkën e shtetit. Efekti është veçanërisht i ndjeshëm te produktet dhe shërbimet që konsumohen rregullisht, për të cilat familjet kanë më pak mundësi të reduktojnë blerjet.
Nga shtesa e përgjithshme e të ardhurave, rreth 13.3 miliardë lekë pritet të gjenerohen nga rritja ekonomike, e cila në përllogaritjen e Ministrisë së Financave është marrë në masën 2.73%. Ndërkohë, efekti i indeksimit me inflacionin prej 2.1% llogaritet në 5.4 miliardë lekë.
Të marra së bashku, rritja ekonomike dhe inflacioni pritet të sjellin rreth 18.8 miliardë lekë të ardhura shtesë, ose 40% të gjithë rritjes së planifikuar të arkëtimeve nga tatimet dhe doganat.
Ndryshe nga rritja ekonomike, që lidhet me zgjerimin e aktivitetit prodhues, konsumit dhe të ardhurave, inflacioni mund të rrisë arkëtimet nominale edhe pa një shtim të sasive të mallrave dhe shërbimeve që qarkullojnë në ekonomi.
Për buxhetin, kjo krijon një burim shtesë financimi, ndërsa për familjet nënkupton se një pjesë më e madhe e shpenzimeve të tyre shkon për të përballuar çmime më të larta.
Përveç efektit të çmimeve dhe rritjes ekonomike, qeveria parashikon të sigurojë të ardhura shtesë edhe përmes masave fiskale dhe përmirësimit të administrimit tatimor.
Masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave pritet të kontribuojnë me rreth 10 miliardë lekë në vitin 2027. Strategjia synon zgjerimin e bazës tatimore, kufizimin e informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimin e mbledhjes së detyrimeve dhe rritjen e efektivitetit të administratës tatimore.
Një tjetër shumë prej 4.4 miliardë lekësh parashikohet të sigurohet nga masat fiskale buxhetore të vitit 2027, ndërsa masat e ndërmarra në vitet e mëparshme pritet të japin një efekt shtesë prej 1.4 miliardë lekësh.
Ministria e Financave ka përfshirë gjithashtu rreth 12.8 miliardë lekë nga korrigjime të bazuara në faktorë të tjerë./Monitor.al
SHBA
Ekonomi
1 November 2026, 10:01
G.M
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga kontraktimi i ...
Ekonomi
1 November 2026, 08:25
G.M
Në një kohë kur rritja e çmimeve dhe pakënaqësia qytetare për shtrenjtimin e kostos së jetesës janë n&...
Ekonomi
1 November 2026, 07:21
G.M
Shqiptarët vijojnë të mbeten të pasionuar pas modës së veshjeve dhe për blerjet e tyre ndjekin më tepër modelet mo...
Ekonomi
1 November 2026, 07:17
G.M
Rreth 67% e bizneseve që kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE Group për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura kanë zgjedhur t&rsq...
Ekonomi
30 October 2026, 07:34
G.M
Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e listës së rishikuar dhe të përditësuar t...
Ekonomi
30 October 2026, 07:33
G.M
Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë...
Ekonomi
30 October 2026, 07:30
G.M
Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në n...
Ekonomi
30 October 2026, 07:29
G.M
Si drejtues financiar, e shoh paketën fiskale 2027 më pak si çështje normash dhe më shumë si çështje zbatimi. Ka n&...
Ekonomi
29 October 2026, 08:52
G.M
Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, në një deklaratë për shtyp shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me Projekt-Vendimin e...
Ekonomi
29 October 2026, 08:50
G.M
Fondi i sigurimeve shëndetësore, që financon një pjesë të madhe të funksionimit të spitaleve, qendrave shënde...