24 October 2026, 07:46
Nga DOSJA

ITALI - Torino vazhdon serinë pozitive në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate mposhti Monzën me rezultatin 3-2, në një përballje spektakolare të javës së tetë, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi Fitz-Jim shënoi në minutën e 39-të, duke realizuar golin e tij të parë në Serie A. Monza reagoi menjëherë pas pushimit dhe barazoi shifrat në minutën e 47-të me Varelan, i cili finalizoi me mjeshtëri përballë portierit Perri.
Pas golit të pësuar, Torino rriti presionin dhe gjeti sërish avantazhin në minutën e 61-të. Belghali u bë protagonist me një realizim spektakolar, duke rikthyer Granatën në epërsi dhe duke ndezur festën në stadium.
Monza u përpoq të rikthehej në lojë, por Torino goditi sërish në minutën e 72-të. Nikola Vlašić përfitoi nga hapësirat në zonë dhe realizoi golin e tretë për vendasit, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm.
Monza arriti të shënonte edhe një herë në minutat shtesë, falë një autogoli të Pattersonit në minutën e 93-të, por koha nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Me këtë sukses, Torino ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Monza mbetet me shtatë. Për Abaten, kjo është fitorja e tretë radhazi, një seri që konfirmon momentin pozitiv të skuadrës torineze.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 October 2026, 07:30
BRAZIL - Neymar ka bërë publike mbështetjen e tij për Flavio Bolsonaron, vetëm dy ditë para raundit të dytë të...
Sport
23 October 2026, 20:15
TURQI - Shqetësim për André Onanën. Portieri kamerunas, i cili është pjesë e Manchester United dhe aktualisht luan si i hu...
Sport
23 October 2026, 20:00
SPANJE - Një klimë më e qetë duket se po mbizotëron në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Sipas raportimeve nga Spanj...
Sport
23 October 2026, 19:30
SPANJE - Raphinha e sheh sërish Real Madridin si një kundërshtar ndaj të cilit ka ditur të shkëlqejë. Braziliani ka nd&...
Sport
23 October 2026, 19:00
ITALI - Antonio Conte ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin me Manchester United, në një kohë k...
Sport
23 October 2026, 18:30
Gianni Infantino, president i FIFA-s
ZVICER - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në rrugën drejt rizgjedh...
Sport
23 October 2026, 18:17
GJERMANI - Shqetësim për Vincent Kompanyn te Bayern Munich. Trajneri belg është dërguar në një spital në Mynih t&e...
Sport
23 October 2026, 18:15
ANGLI - Michael Carrick po përjeton periudhën më të vështirë që nga marrja e drejtimit të Manchester United.
Rezultatet...
Sport
23 October 2026, 17:59
ITALI - Shqipëria i ka dhënë pasaportën shqiptare portierit Elia Caprile, por rruga e tij drejt përfaqësueses kuqezi mund të...
Sport
23 October 2026, 17:46
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo ishte protagonist në fitoren 3-1 të Al Nassr ndaj Al Fayha, por nuk arriti të kompletonte një tjet&...