29 October 2026, 15:22
Nga E. D
erion veliaj
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier është kryer në kuadër të masave të marra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare.
Me anë të një deklarate për shtyp, institucioni thekson se pas mbërritjes në Fier, Veliajt i janë zbatuar procedurat standarde të pranimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve. Në njoftim thuhet se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Drejtoria sqaron gjithashtu se vendimi për transferimin është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe se për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria. Drejtoria e Burgjeve thekson më tej se Veliaj është vendosur fillimisht në sektorin e observimit më 28 tetor, ndërsa më 29 tetor është takuar me drejtuesit përgjegjës, të cilët kanë dëgjuar pretendimet e tij dhe i kanë dhënë sqarime.
NJOFTIM PËR SHTYP:
Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës. Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Në vijim të transferimit e të paraburgosurit E. V. në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave.
Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera.
Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin E.V në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.
Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit E. V., është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar.
Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur.
Transferimi i kryebashkiakut nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit të tij në burgun e Fierit, u krye dje pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj, në një reagim në rrjete sociale, e cilësoi transferimin si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim.
Më pas, Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e tij nga IEVP Durrës në IEVP Fier, më 28 tetor 2026. Kryebashkiaku kërkoi vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor dhe komunikimeve mes institucioneve./Dosja.al
drejtoria e burgjeve erion veliaj
Politike
29 October 2026, 15:10
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër për transferimin e Erion Veliajt drejt burgut t...
Politike
29 October 2026, 14:46
E.d
Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë ...
Politike
29 October 2026, 14:08
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjat...
Politike
29 October 2026, 13:55
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka kërkuar pas seancës së sotme plenare përjashtimin me 10 ditë të liderit të opozitës...
Politike
29 October 2026, 13:45
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Deputeti socialist, Bledi Çuçi ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur kër...
Politike
29 October 2026, 13:34
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Debatet për bojkotin e avokatëve kanë sjellë sërish tensione në Gjykatën e Posaçme, gjatë sea...
Politike
29 October 2026, 13:11
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pwr transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Dur...
Politike
29 October 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit të T...
Politike
29 October 2026, 12:22
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se seanca e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend ishte një s...
Politike
29 October 2026, 12:05
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka akuzuar mazhorancën socialiste se po miraton me shpejtë...