20 November 2026, 18:55
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas kthimit nga vizita në Kinë, ku zhvilloi takime me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin. I shoqëruar nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio, Trump e cilësoi udhëtimin si një nga vizitat më të suksesshme të një presidenti amerikan në Azi.
Gjatë deklaratave të tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë u ndal te marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me vendet e rajonit, duke bërë të ditur se janë arritur tre marrëveshje tregtare, ndërsa dhjetë të tjera pritet të finalizohen. Ai përmendi gjithashtu marrëveshje me vlerë 17 miliardë dollarë me Filipinet dhe Tajlandën, duke vlerësuar ecurinë e ekonomisë amerikane.
Trump: Me Iranin duam marrëveshje, por jo me çdo kusht
Një pjesë e rëndësishme e konferencës iu kushtua situatës me Iranin dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit. Trump deklaroi se administrata e tij dëshiron t'i japë fund konfliktit, por theksoi se kjo do të ndodhë sipas kushteve të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne duam ta përfundojmë këtë kapitull dhe do ta bëjmë sipas mënyrës sonë”, u shpreh presidenti amerikan.
Ai shtoi se rënia e çmimeve të karburanteve i jep Uashingtonit më shumë hapësirë për të ndjekur strategjinë e tij ndaj Iranit.
Përplasja teknologjike me Kinën
Trump foli edhe për konkurrencën mes SHBA-së dhe Kinës në fushën e inteligjencës artificiale, duke pretenduar se amerikanët janë përpara Pekinit në këtë sektor. Sipas tij, Kina renditet pas SHBA-së në zhvillimin e kësaj teknologjie dhe nuk pritet ta kapërcejë lehtësisht avantazhin amerikan.
Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se nuk do të lejojë transferimin e teknologjisë amerikane drejt qendrave të të dhënave në vende të tjera, duke kërcënuar me masa të ashpra ndaj kompanive që nuk respektojnë këtë qëndrim. Konferenca shërbeu si një mundësi për Trump për të paraqitur rezultatet e vizitës në Azi dhe për të bërë të qartë prioritetet e administratës së tij në raport me Iranin, Kinën dhe ekonominë globale./Dosja.al
donald trump
Bota
20 November 2026, 18:42
G.M
Scott Bessent
SHBA- Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, ka konfirmuar se po qëndron në një bazë ushta...
Bota
20 November 2026, 18:34
E.M
RUSI- Një raketë ruse kruiz e tipit Kh-101 është përplasur në territorin e Polonisë, pasi objektet shkelën hapësir...
Bota
20 November 2026, 18:21
G.M
foto ilustruese
AFRIKA- Afrika e Jugut po përballet me shifra shqetësuese të dhunës dhe vrasjeve, veçanërisht ndaj grav...
Bota
20 November 2026, 18:12
E.M
POLONI- Trupat lituaneze i janë bashkuar një stërvitjeje ushtarake shumëkombëshe evropiane e cila po zhvillohet në Poloni, me q&e...
Bota
20 November 2026, 18:00
G.M
foto ilustruese
OMAN- Një cisternë nafte është përfshirë nga flakët pasi u godit nga një raketë me origjin...
Bota
20 November 2026, 17:56
E.M
FLORIDA- Një tragjedi familjare ka ndodhur në Florida ku pesë persona kanë humbur jetën në Plant City. Sipas raportimeve një...
Bota
20 November 2026, 17:54
E. D
ANGLI- Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të cilësuar s...
Bota
20 November 2026, 17:44
E.M
RUSI- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një intervistë ka paralajmër...
Bota
20 November 2026, 17:34
G.M
foto ilustruese
DANIMARK- Shërbimet daneze të inteligjencës kanë arritur të parandalojnë një atentat të planifi...
Bota
20 November 2026, 17:30
E.M
NEë YORK- Kryebashkiaku i New York, Zohran Mamdani, ka pësuar një dëmtim të rëndë ndërsa si rrjedhojë ka nd&e...