10 November 2026, 20:27
Nga E. D

TIRANË- Kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste do të shqyrtohet pasi të shprehen organet e drejtësisë. Kështu u shpreh Blendi Klosi, i cili theksoi se situata e krijuar me paraburgimin e Veliajt nuk lidhet me strukturat e partisë, por me drejtësinë.
I ftuar në Klan News, Klosi tha se Partia Socialiste e ka kundërshtuar që në ditën e parë paraburgimin e Veliajt, duke argumentuar se kjo masë e pengon atë të ushtrojë funksionet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në një qytet që ka nevojë për një drejtues në detyrë.
Ai theksoi se kundërshtimi i PS-së ka qenë edhe ndaj përdorimit të paraburgimit si masë e parë, duke e cilësuar situatën absurde dhe duke ngritur shqetësimin për trajtimin e personave në paraburgim në Shqipëri. I pyetur për pjesëmarrjen e Veliajt në Asamblenë e PS-së, Klosi nënvizoi se vendimi do të varet nga zhvillimet në procesin e drejtësisë.
“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të detyrave si kryetar bashkie në një qytet që e ndjen nevojën e një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje kundër paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur dhe kjo është një situatë absurde. Por nuk është një raport me asamblene, por është një raport me drejtësinë, e kemi cilësuar një nga momentët qe duhe të kemi reflektim. Raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë. Do ta gjykojmë pasi të jenë organet e drejtësisë që të vendosin. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë” u shpreh Klosi./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
10 November 2026, 20:20
E. D
BRUKSEL- Klima politike në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe protestat kanë qenë në fokus të deklaratave të ...
Politike
10 November 2026, 19:40
E. D
KOSOVË- Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shërbejn&eum...
Politike
10 November 2026, 19:06
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë Forumit të Paqes në Paris për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri. Në...
Politike
10 November 2026, 18:46
E. D
PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet alternativa e vetme strategj...
Politike
10 November 2026, 18:44
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Ukrainës në përballjen me agresionin rus, duke theksuar se vendit duhet t&rsquo...
Politike
10 November 2026, 18:39
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit të Paqes në Paris u ndal edhe te marrëdhëniet me vendet fqinje dhe ç&eum...
Politike
10 November 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin digjital të administratë...
Politike
10 November 2026, 18:30
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ecurinë e protestave në Shqipëri në Paris, nuk la pa përmendur edhe negociatat me Ba...
Politike
10 November 2026, 18:27
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Paqes, gjatë deklaratave mbi protestat në Shqipëri të cilat nisën prej muajit qe...
Politike
10 November 2026, 18:25
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, bëri të ditur së Shqipëria ësh...