2 November 2026, 15:01
Nga E.M

SUEDI- Një sulm kibernetik ka goditur disa rrjete të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit në disa pika shitjeje.
Sulmet ndodhën nga mbrëmja e së dielës, 1 nëntor, deri në mëngjesin e së hënës, 2 nëntor. Sipas raportimeve hakerat kanë arritur të ndërhyjnë në distancë në sistemet e kontrollit të temperaturës së frigoriferëve dhe ngrirësve, ku ruheshin mijëra produkte ushqimore. Përmes këtij manipulimi, temperaturat janë ngritur deri në 70 gradë, duke rrezikuar sasi të mëdha mallrash.
Dëme të ngjashme janë raportuar edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, ku sulme me të njëjtën mënyrë veprimi janë kryer pothuajse në të njëjtën kohë. Një skenar i ngjashëm ishte regjistruar më herët edhe në Francë.
Sipas mediave suedeze, dëmet financiare vlerësohen në qindra mijëra korona. Përveç sistemeve të ftohjes, raportohet se jashtë funksionit janë vënë edhe sistemet e arkave, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse kjo lidhet drejtpërdrejt me sulmin kibernetik.
Për shkak të situatës, kompania njoftoi mbylljen e përkohshme të disa pikave të shitjes. Përfaqësuesit e saj u kanë kërkuar ndjesë klientëve, duke bërë të ditur se po punohet për rikthimin e shërbimeve dhe normalizimin e aktivitetit.
Autoritetet dhe kompanitë e prekura po përballen me pasojat e sulmeve, ndërsa mbetet për t’u sqaruar shtrirja e plotë e ndërhyrjes dhe përgjegjësia për incidentet./Dosja.al
Suedi
Bota
2 November 2026, 15:01
G.M
Fotografi ilustruese
Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të bo...
Bota
2 November 2026, 14:56
E. D
GJERMANI- Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kusht...
Bota
2 November 2026, 14:53
E. D
SHBA- Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë ...
Bota
2 November 2026, 14:51
E. D
EUROPË- Dhjetëra supermarkete në gjashtë vende evropiane u goditën nga një sulm i dyshuar kibernetik, i cili shkaktoi probleme n&...
Bota
2 November 2026, 14:46
E. D
SHBA- Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë...
Bota
2 November 2026, 14:42
E. D
SERBI- Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi, u arrestua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme...
Bota
2 November 2026, 13:40
E.M
GREQI- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe disa zona të Greqisë gjatë kësaj të h&eu...
Bota
2 November 2026, 11:08
E.M
NEW YORK- Kryebashkiaku Zohran Mamdani është bashkuar me vullnetarët në piken e 13 miljeve në Long Island City të dielën, m&...
Bota
2 November 2026, 10:55
E.M
POLONI- Një incident i pazakontë, me përplasje fizike dhe verbale ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, ku Preside...
Bota
2 November 2026, 10:44
E.M
BULLGARI- Iliana Yotova ka fituar balotazhin presidencial ndaj Andrei Gurov duke u zgjedhur kështu si presidente më e re e vendit, në një p...