2 November 2026, 15:08
Nga G.M
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokratët nisin hetime ndaj tij pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Në të njëjtën kohë, Trump ka lënë të hapur mundësinë e dhënies së faljeve presidenciale për anëtarët e administratës së tij dhe aleatët politikë, nëse ata përballen me hetime.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deklaratat u bënë gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”, ku Trump u pyet për mundësinë që drejtuesi i SpaceX dhe Tesla të bëhet objekt i hetimeve apo edhe i sekuestrimit të pasurive.
“Nëse këto diskutime kanë substancë, ne duhet ta mbrojmë”, u shpreh Trump, duke iu referuar Musk.
Miliarderi amerikan ka investuar shuma të mëdha parash në mbështetje të përpjekjeve politike kundër demokratëve gjatë këtij cikli zgjedhor, duke u bërë një prej aleatëve më të rëndësishëm të Trumpit.
Trump nuk përjashton faljet parandaluese për aleatët
Gjatë intervistës, presidenti amerikan u pyet edhe nëse do të ishte i gatshëm të përdorte kompetencat presidenciale për të falur paraprakisht bashkëpunëtorët e tij, në rast se ata bëhen objekt i hetimeve të demokratëve.
“Do ta bëja, nëse është e nevojshme. Sigurisht”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se nuk do të hezitonte të ndërhynte për të mbrojtur njerëzit e afërt me të.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur zgjedhjet e mesit të mandatit konsiderohen vendimtare për balancat politike në Kongres dhe për dy vitet e fundit të presidencës së tij. Një tjetër çështje e diskutuar gjatë intervistës ishte mundësia e një mandati të tretë presidencial. Trump pranoi se do të dëshironte të kandidonte sërish për Shtëpinë e Bardhë, por vlerësoi se formulimi i Kushtetutës amerikane është i qartë lidhur me kufizimin e mandateve.
“Do të doja shumë, por formulimi është shumë specifik”, u shpreh ai.
Kushtetuta amerikane, përmes Amendamentit të 22-të, përcakton se një person nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë. Megjithatë, Trump theksoi se ka ende kohë të mjaftueshme për të realizuar objektivat e tij politike, duke shtuar se më shumë se dy vite të presidencës mbeten përpara./Dosja.al
donald trump
Bota
2 November 2026, 15:01
E.M
SUEDI- Një sulm kibernetik ka goditur disa rrjete të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar kështu dëme t&eum...
Bota
2 November 2026, 15:01
G.M
Fotografi ilustruese
Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të bo...
Bota
2 November 2026, 14:56
E. D
GJERMANI- Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kusht...
Bota
2 November 2026, 14:53
E. D
SHBA- Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë ...
Bota
2 November 2026, 14:51
E. D
EUROPË- Dhjetëra supermarkete në gjashtë vende evropiane u goditën nga një sulm i dyshuar kibernetik, i cili shkaktoi probleme n&...
Bota
2 November 2026, 14:46
E. D
SHBA- Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë...
Bota
2 November 2026, 14:42
E. D
SERBI- Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi, u arrestua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme...
Bota
2 November 2026, 13:40
E.M
GREQI- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe disa zona të Greqisë gjatë kësaj të h&eu...
Bota
2 November 2026, 11:08
E.M
NEW YORK- Kryebashkiaku Zohran Mamdani është bashkuar me vullnetarët në piken e 13 miljeve në Long Island City të dielën, m&...
Bota
2 November 2026, 10:55
E.M
POLONI- Një incident i pazakontë, me përplasje fizike dhe verbale ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, ku Preside...