LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ruben Saraiva kërkon në Apel rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, mbrojtja ngre pretendime për shkelje procedurale

Gjatë seancës, avokati mbrojtës vuri në dukje se klientit të tij, shtetas portugez, nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes në gjuhën amtare. Sipas mbrojtjes, marrja në pyetje si person nën hetim, komunikimi i akuzës dhe kërkesa për gjykim janë kryer në anglisht, gjuhë të cilën Saraiva nuk e zotëron në nivelin e nevojshëm për të kuptuar plotësisht procedurat.

10 November 2026, 15:29 Nga E. D

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ruben Saraiva kërkon në Apel rrëzimin e

TIRANË- Ruben Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, është paraqitur në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të Gjykatës së Lezhës. Mbrojtja kërkon shfuqizimin e dënimit, duke pretenduar se procesi gjyqësor është shoqëruar me shkelje procedurale dhe se provat e administruara nuk vërtetojnë përfshirjen e Saraivës si autor i ekzekutimit.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës vuri në dukje se klientit të tij, shtetas portugez, nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes në gjuhën amtare. Sipas mbrojtjes, marrja në pyetje si person nën hetim, komunikimi i akuzës dhe kërkesa për gjykim janë kryer në anglisht, gjuhë të cilën Saraiva nuk e zotëron në nivelin e nevojshëm për të kuptuar plotësisht procedurat. Avokati argumentoi se mungesa e përkthimit në portugalisht ka cenuar të drejtën e klientit për një proces të rregullt ligjor.

“Është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedural, pasi ai nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën amtare të tij. Provat e administruara nuk krijojnë një bindje se Ruben Saraiva është personi i maskuar që qëlloi”, deklaroi mbrojtësi.

Një tjetër pikë e kundërshtimit lidhet me identifikimin e autorit. Sipas avokatit, dëshmitë e administruara gjatë hetimeve nuk e identifikojnë drejtpërdrejt Saraivën si personin që kreu vrasjen. Ai pretendoi gjithashtu se përshkrimi i personit që kishte blerë motorin e përdorur në ngjarje nuk përputhej me karakteristikat fizike të klientit të tij. Mbrojtja kundërshtoi edhe mënyrën e administrimit të provës së ADN-së, duke pretenduar se analiza ishte kryer me kërkesë të autoriteteve marokene dhe pa mundësinë e kontrollit nga ana e saj.

Sipas avokatit, mungon edhe një analizë krahasuese me një kampion të marrë në Shqipëri, ndërsa ADN-ja e Saraivës nuk është gjetur në objekte apo prova të lidhura drejtpërdrejt me vrasjen. Në argumentet e tij, avokati theksoi se njohja dhe miqësia e Saraivës me Edmond Haxhinë, si dhe vizitat në banesën e këtij të fundit, nuk mund të shërbejnë si prova për të vërtetuar fajësinë.

“Ruben Saraiva është mik i Edmond Haxhisë, por miqësia nuk është provë për fajësinë”, u shpreh ai.

Mbrojtja pretendoi gjithashtu se në procesin e shkallës së parë nuk është dëgjuar dëshmitarja kryesore dhe se ekzistojnë mospërputhje mes përshkrimit të autorit nga dëshmitarët dhe gjatësisë fizike të të pandehurit. Pas avokatit, para gjykatës foli edhe vetë Ruben Saraiva. Ai kërkoi që shqyrtimi në Apel të zhvillohet në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke përsëritur shqetësimin për mungesën e dokumentacionit të përkthyer në portugalisht.

Saraiva deklaroi se kishte pritur të merrte të gjithë aktet e dosjes në një gjuhë që kupton dhe jo vetëm vendimin gjyqësor. Ai ngriti gjithashtu pretendime për cilësinë e përkthimit gjatë seancave në shkallën e parë, duke thënë se përkthyesi nuk arrinte gjithmonë të përcillte të gjithë komunikimin dhe pyetjet e bëra në sallën e gjyqit. Për këtë arsye, ai kërkoi që diskutimet të zhvilloheshin më ngadalë dhe të viheshin në dispozicion transkriptet e seancave të mëparshme.

“Tani që jemi në Apel, shpresoj të jeni neutralë dhe të drejtë. Është shumë e qartë se, përveç medias dhe gjatë procedimit penal, unë jam përcaktuar si person i fajshëm”, deklaroi Saraiva.

Ruben Saraiva u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Tashmë, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë pretendimet e mbrojtjes dhe ligjshmërinë e vendimit të shkallës së parë, ndërsa Saraiva kërkon rrëzimin e dënimit të dhënë ndaj tij.

Vrasja e Nikulajt

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. 

Portugezi Ruben Saraiva u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Ai u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim.

Nga ana tjetër, britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, dhe kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

ruben saraiva vrasja e ardian nikulajt

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...