LIVE UPDATES
Aktualitet

"Prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë"/ Tritoli në biznesin e tij, Noizy: Nuk e njoh Laert Haxhiun 

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyqësor duke dëshmuar kështu mbi Laert Haxhiun, lidhur me vendosjen e eksplozivit në biznesin e këngëtarit në Durrës, në qershor të vitit 2022.  

10 November 2026, 15:25 Nga E.M

"Prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë"/

TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyqësor duke dëshmuar kështu mbi Laert Haxhiun, lidhur me vendosjen e eksplozivit në biznesin e këngëtarit në Durrës, në qershor të vitit 2022.  

Laert Haxhiu nuk ishte paraqitur në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës Detar Hysi. Në cilësinë e dëshmitarit, Bashkim Rajku u pyet nga prokurori i çështjes Behar Dibra për eksplozivin në Durrës në qershor të 2022.

Këngëtari, Noizy, ka rrëfyer para gjykatës detaje se si ndodhi ngjarja dhe së si ai u njoftua për tritolin. Në fjalën e tij Noizy ka përmednur edhe konfliktin me Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, ndërsa ky i fundit e kishte pranuar në TikTok se eksplozivi ishte vendosur nga Haxhiu.

Ndërkohë në dëshmitë e tij në gjykatë, Ahmeti ka mohuar vendosjen e tritolit dhe ka thënë se nuk e ka kërkuar asnjëherë ndihmën e Haxhiut për sherrin me Noizyn. Këngëtari ka pohuar se prej vitit 2019 Cllevio e fyen vetëm në përpjekje për të marrë famë prej tij.

Noizy ka rrëfyer se nuk ka njohur më herët Laert haxhiun duke cituar se është njoftuar për të vetëm pas lëndës plasëse.

Bashkim Rajku: Dëgjuam shpërthimin, orën nuk e mbaj mend se kanë kaluar 4 vite. Dyqanin e kishim në të njëjtin pallat ku jetonim, e kishim me qira. Vumë re se ishin thyer xhamat.

Prokurori: Me çfarë e lidhët ju këtë akt?  

Bashkim Rajku: Nuk e di, nuk jemi hetues. Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh. Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje. Dëmi ka qenë rreth 30 mijë euro.

Bashkim Rajku: Dëgjuam shpërthimin, orën nuk e mbaj mend se kanë kaluar 4 vite. Dyqanin e kishim në të njëjtin pallat ku jetonim, e kishim me qira. Vumë re se ishin thyer xhamat.

Prokurori: Me çfarë e lidhët ju këtë akt?

Bashkim Rajku: Nuk e di, nuk jemi hetues. Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh. Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje. Dëmi ka qenë rreth 30 mijë euro.
Ka qenë dëshmia e të penduarit Artan Tafani që zbuloi disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, e një prej tyre ishte edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt. Tafani tha se lëndën plasëse e vendosi ai bashkë me një tjetër.

Prokurori: Jeni në gjendje të shpjegoni për episodin kur u vendos eksploziv në biznesin tuaj në Durrës në qershor 2022?

Noizy: Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit.

Prokurori: Çfarë funksioni kishte objekti?

Noizy: Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash. E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. Ta shpjegova pse e ka bërë, e kam sqaruar mbi 20 herë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetaj. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në Tiktok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë.

Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?

Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.

Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?

Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t‘u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.

-Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?

Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?/Dosja.al 

Noizy Laert Haxhiu

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...