6 November 2026, 17:25
Nga E.d
Diana Kastrati
KOSOVA- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e 27-vjeçares Diana Kastrati, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri në Prishtinë më 18 maj 2011. Kërkimi është bërë në bazë të një urdhërese gjyqësore, pasi më 10 nëntor 2026 është caktuar seanca e radhës në procesin gjyqësor që zhvillohet në mungesë.
Autoritetet kanë publikuar fotografinë e Jasharit dhe u kanë kërkuar qytetarëve të bashkëpunojnë për lokalizimin e tij. Çdo informacion mund të dërgohet në adresën elektronike të Policisë së Kosovës ose të raportohet në stacionin më të afërt policor. Ai kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Diana Kastrati u vra në moshën 27-vjeçare, pasi kishte vendosur t'i jepte fund bashkëjetesës me të dyshuarin, me të cilin kishte edhe një vajzë. Pak javë para ngjarjes, ajo i ishte drejtuar Gjykatës Komunale në Prishtinë për të marrë një urdhër mbrojtjeje urgjente, duke pretenduar se ishte kërcënuar së bashku me të bijën. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kërkesa duhej të shqyrtohej brenda 24 orëve, por mbeti pa përgjigje. Vrasja ndodhi 22 ditë më vonë.
Prindërit e Dianës nisën një betejë të gjatë ligjore për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet për mosveprimin që nuk arriti ta mbronte vajzën e tyre. Në vitin 2019, Gjykata Themelore në Prizren caktoi 95 mijë euro dëmshpërblim, por në shkurt 2023 Gjykata e Apelit e uli shumën në 30 mijë euro./Dosja.al
Diana Kastrati vrasje Adnon Jashari
Aktualitet
6 November 2026, 17:16
E.d
Nikolin Pali dhe viktima
GREQI- Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për nj&e...
Aktualitet
6 November 2026, 16:57
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë ...
Aktualitet
6 November 2026, 16:52
E.d
Mësuesi i anglishtes
VLORA- Ndalimi i mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqaraj” në Seleni...
Aktualitet
6 November 2026, 15:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të par...
Aktualitet
6 November 2026, 15:32
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës, Klevent G...
Aktualitet
6 November 2026, 15:26
E.d
Nikolin Pali
GREQI- Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për një vrasje të dyfisht&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 15:14
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë mohuar çdo përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit U...
Aktualitet
6 November 2026, 15:08
E.d
Pamje
MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasi...
Aktualitet
6 November 2026, 14:22
E. D
VLORË- Shtatë nxënëse në Vlorë kanë denoncuar një mësues të edukimit fizik për ngacmim seksual. B&...
Aktualitet
6 November 2026, 13:49
E. D
Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja
TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Ilir Beqarajn, i akuzuar ...