6 November 2026, 15:58
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale të vitit 2027. Ajo ka paralajmëruar se rritja e barrës tatimore mund të sjellë kosto shtesë për kompanitë dhe të frenojë interesin e investitorëve të huaj.
Në një reagim publik, përfaqësuesit e biznesit gjerman kanë kritikuar mënyrën se si është hartuar paketa. Ata kanë theksuar se kompanitë nuk janë përfshirë në konsultime paraprake dhe nuk kanë pasur mundësi të njihen në kohë me propozimet për ndryshimet ligjore. Sipas shoqatës, mungesa e transparencës dhe konsultimit krijon pasiguri për sipërmarrjet, ndërsa parashikueshmëria e politikave fiskale është një element thelbësor për vendimmarrjen e investitorëve vendas dhe të huaj.
Edhe pse DIHA vlerëson disa prej lehtësive të propozuara, si ulja e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe reduktimi i tatimit mbi të ardhurat për shtresën e mesme, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën se si do të financohen këto masa. Përfaqësuesit e shoqatës i bëjnë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të rishikojnë masat e propozuara, të zhvillojnë konsultime të mirëfillta me komunitetin e biznesit dhe të parashikojnë një periudhë tranzitore për zbatimin e ndryshimeve.
“DIHA shpreh keqardhjen që komuniteti i biznesit nuk u përfshi në procesin e hartimit të paketës. Projektligjet nuk u publikuan për konsultim publik ndërsa tekstet përfundimtare iu paraqitën Këshillit Tatimor vetëm pak kohë përpara dorëzimit në Parlament. Një kuadër tatimor i parashikueshëm mbetet një nga faktorët kryesorë që investitorët gjermanë dhe të huaj marrin në konsideratë kur vendosin se ku të investojnë. Të marra së bashku, këto rritje mund të kufizojnë burimet financiare që kompanitë kanë në dispozicion për riinvestime, modernizim dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, deklaron shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë./Dosja.al
Paketa fiskale Bizneset gjermane taksa
Aktualitet
6 November 2026, 15:32
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës, Klevent G...
Aktualitet
6 November 2026, 15:26
E.d
Nikolin Pali
GREQI- Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për një vrasje të dyfisht&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 15:14
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë mohuar çdo përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit U...
Aktualitet
6 November 2026, 15:08
E.d
Pamje
MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasi...
Aktualitet
6 November 2026, 14:22
E. D
VLORË- Shtatë nxënëse në Vlorë kanë denoncuar një mësues të edukimit fizik për ngacmim seksual. B&...
Aktualitet
6 November 2026, 13:49
E. D
Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja
TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Ilir Beqarajn, i akuzuar ...
Aktualitet
6 November 2026, 12:50
E. D
Ardit Gjebrea
TIRANË- Prezantuesi Ardit Gjebrea, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka folur për gazetarët...
Aktualitet
6 November 2026, 12:44
E. D
Ardit Gjebrea
TIRANË- Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më s...
Aktualitet
6 November 2026, 12:34
E.M
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasin italian G.T., administrator i kompanisë “Euro Beton 2005&rdq...
Aktualitet
6 November 2026, 12:01
E. D
VLORË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë punës në nënstacionin ele...