https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Ndalimi i mësuesit të edukimit fizik për ngacmim seksual, flasin kolegët: Nuk kemi konstatuar sjellje të papërshtatshme, as ankesa nga nxënësit
Ai shprehet se lajmi ka qenë i papritur për stafin, ndërsa thekson se nuk ka dijeni për rrethanat që kanë çuar në denoncimet ndaj tij.
6 November 2026, 16:52Nga E.d
Mësuesi i anglishtes
VLORA- Ndalimi i mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqaraj” në Selenicë, pas denoncimeve për ngacmim seksual ndaj nxënëseve, ka shkaktuar reagime edhe brenda stafit pedagogjik të institucionit. Kolegët e tij shprehen të tronditur nga lajmi, duke deklaruar se gjatë bashkëpunimit nuk kanë vërejtur sjellje problematike dhe se nuk kanë pasur ankesa nga nxënësit për kolegun e tyre.
Një prej mësuesve të shkollës, i cili jep lëndën e anglishtes, tregon se marrëdhëniet me të kanë qenë korrekte që prej fillimit të vitit shkollor. Ai shprehet se lajmi ka qenë i papritur për stafin, ndërsa thekson se nuk ka dijeni për rrethanat që kanë çuar në denoncimet ndaj tij.
“E njoh, e kam koleg. Marrëdhëniet tona kanë qenë brenda normave. Punojmë bashkë që në fillim të vitit shkollor. Me ne ka qenë korrekt, por edhe me nxënësit, korrekt. Na vjen turp që jemi mësues, jemi të sulmuar nga të gjithë krahët. Jemi të zhveshur nga gjithçka. Nuk e besoj dot dhe nuk dua ta besoj që i ka ngacmuar seksualisht vajzat. Vajta 20 vite aty dhe më duket çmenduri”, tha mes të tjerash mësuesi i anglishtes në shkollën 'Hajredin Beqaraj'.
Sipas informacioneve paraprake, mësuesi i edukimit fizik, Albano Ahmeti, u ndalua nga Policia e Vlorës pas kallëzimeve të disa nxënëseve të moshave 14 deri në 17 vjeç. Rasti fillimisht ishte denoncuar pranë Zyrës Arsimore në Selenicë./Dosja.al