Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Kjo është vizita e dhjetë e Witkoffit në Rusi për bisedime me Putinin, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për t'u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, pas dy ditësh bisedime në Abu Dabi, ku përfaqësuesit e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës diskutuan mundësitë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kjo është vizita e dhjetë e Witkoffit në Rusi për bisedime me Putinin, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Witkoff dhe Kushner janë ndër negociatorët kryesorë amerikanë për përfundimin e luftës, të cilën presidenti amerikan, Donald Trump, e ka vendosur ndër prioritetet e politikës së tij të jashtme që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025. Në aeroportin Vnukovo të Moskës, më 12 nëntor, ata u pritën nga Kirill Dmitriev, zyrtar i lartë rus i përfshirë në bisedimet me Uashingtonin.
Pas takimit me Putinin, dy të dërguarit pritet të udhëtojnë për në Dublin, ku do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka mbërritur më herët në Irlandë për një takim me udhëheqësit evropianë. Bisedimet e zhvilluara më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi duket se kanë sjellë pak rezultate. Palët po përgatiten për një shkëmbim të madh të të burgosurve, por nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje paqeje.
Zyrtarët amerikanë i përshkruan negociatat si të vështira, por produktive. Megjithatë, dallimet mes Moskës dhe Kievit mbeten të mëdha, ndërsa Kremlini nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm të heqë dorë nga kërkesat e tij. Kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, i cili ka udhëhequr edhe bisedimet me Ukrainën në vitet 2022 dhe 2025, tha se shkëmbimi i territoreve si pjesë e një marrëveshjeje paqeje nuk është i pranueshëm.
Rusia ka kërkuar prej vitesh që çdo marrëveshje paqeje t'i japë asaj kontroll të plotë mbi rajonin e Donjeckut, në lindje të Ukrainës, të cilin forcat ruse nuk kanë arritur ta pushtojnë tërësisht. Çështja e territoreve mbetet një nga pengesat kryesore për arritjen e paqes. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që bisedimet të sjellin rezultate konkrete deri në fund të këtij viti.
Ukraina po hyn në dimrin e pestë të luftës, ndërsa sulmet e vazhdueshme ruse po lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe ngrohje. Sipas Zelenskyt, përparimi në negociata do të varet në masë të madhe nga qëndrimi që Shtetet e Bashkuara mbajnë ndaj Rusisë.
"Po përballemi me këto sulme masive. Natyrisht, duam të arrijmë rezultate deri në fund të këtij viti dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë", tha ai.
Kievi ka kërkuar vazhdimisht shtimin e presionit ndaj Moskës, duke argumentuar se vetëm kështu Rusia mund të detyrohet të hyjë në negociata serioze për përfundimin e luftës. Administrata Trump, megjithatë, ka mbajtur një qëndrim më të butë ndaj Moskës. Së fundmi, ajo ka lehtësuar disa sanksione ndaj Rusisë dhe ka arritur një marrëveshje për naftën dizel, ndërsa njëkohësisht i ka kërkuar Ukrainës të mos sulmojë rafineritë ruse të naftës.
Gjatë takimit të fundit me Putinin, në tetor, Witkoff e quajti presidentin rus "humanitar", pasi Rusia liroi nga burgu shtetasin amerikan Stephen Hubbard. Ai e cilësoi lirimin e tij si një gjest të vullnetit të mirë. Ndërkohë, sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhduan edhe më 12 nëntor, ditën kur të dërguarit amerikanë mbërritën në Moskë.
Në Kiev u dëgjuan shpërthime dhe të paktën një person u vra, sipas autoriteteve ukrainase. Një tjetër person u vra në rajonin jugor të Hersonit, ndërsa sulmet në rajonin perëndimor të Rivnes dëmtuan infrastrukturën civile dhe energjetike. Autoritetet ruse, në anën tjetër, thanë se kishin rrëzuar dronë që po fluturonin drejt Moskës, si dhe mbi disa rajone të tjera, përfshirë Rostovin dhe Tulën./REL
foto ilustruese FRANCA- Një kërcënim për bombë është raportuar mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në sta...
Foto ilustruse Tri vendet e para në renditjen e këtij viti për mbrojtjen e klimës mbetën sërish bosh, ashtu si edhe në vite...
pamje AUSTRALI- Një 17-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur prej gjashtë ditësh në një zonë të pyllëzuar ...
Ron DeSantis SHBA- Qyteti i Delray Beach në Florida ka njoftuar se nuk do të organizojë në vitin 2027 Paradën e Ditës s&...
harku triumfal SHBA- Nëntë anëtarë të familjes Kennedy kanë kërkuar ndërhyrjen e një gjykate federale p&eu...
pamje SHBA- Anija historike SS United States, dikur një nga mjetet më të famshme dhe më të shpejta të pasagjerëve n&...
Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe u mbajtën bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, të thirrura me nismën e SHBA-s...
SHBA- Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, i ka dërguar një letër paralajmëruese kongresmen...
Jensen Huang SHBA- CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër s...
pamje nga mbërritja në Moskë RUSI- Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbërritur në...