10 November 2026, 21:18
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti, Ilir Meta ka renditur propozimet e tij për reformën zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe institucional të vendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se Shqipëria duhet të çlirohet nga ajo që e cilëson si “kapje të shtetit” dhe “kthetrat e Rilindjes”.
Në qëndrimin e tij, Meta propozon tre ndryshime kryesore: rikthimin e Kushtetutës së para ndryshimeve të vitit 2008, hapjen 100% të listave zgjedhore dhe rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Sipas Metës, rikthimi i Kushtetutës në versionin para ndryshimeve të vitit 2008 do të garantonte ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës mes tyre.
Një tjetër propozim është hapja e plotë e listave për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë, në mënyrë që përfaqësuesit të marrin mandatin drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo nga drejtuesit e partive politike.
Meta kërkon gjithashtu rikthimin e sistemit të balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, me argumentin se fituesi duhet të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Sipas tij, këto ndryshime do tu jepnin mundësi edhe kandidatëve të pavarur, me kontribute dhe integritet, të garonin dhe të zgjidheshin në institucione, pa qenë të kushtëzuar nga strukturat partiake.
Postimi i plotë:
VETËM KËTO JANË ZGJIDHJET!
Rikthimi i Kushtetutës së para ndryshimeve të vitit 2008, për të rivendosur ndarjen e pushteteve, sistemin e kontrollit dhe balancës ndërmjet tyre, si garanci për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
Hapja 100% e listave për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë, në mënyrë që mandatin ta marrin drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive.
Rikthimi i balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, në mënyrë që fituesi të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve.
Vetëm kështu sovraniteti i rikthehet popullit dhe garantohet e drejta që krahas kandidatëve të partive politike edhe qytetarë me kontribute, integritet dhe mbështetje publike të mund të garojnë e të zgjidhen si kandidatë të pavarur.
Mjaft më me deputetë të kryetarëve dhe partitokracisë!
Shqiptarët meritojnë të zgjedhin të lirë dhe që zëri i tyre të dëgjohet fort!
Vetëm kështu Shqipëria çlirohet nga kapja e shtetit dhe socialistët e ndershëm shpëtojnë nga kthetrat e "Rilindjes".
Vetëm kështu Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Vetëm kështu sovraniteti i rikthehet popullit shqiptar./Dosja.al
Ilir Meta
Politike
10 November 2026, 20:27
E. D
TIRANË- Kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në Asamblenë e...
Politike
10 November 2026, 20:20
E. D
BRUKSEL- Klima politike në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe protestat kanë qenë në fokus të deklaratave të ...
Politike
10 November 2026, 19:40
E. D
KOSOVË- Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shërbejn&eum...
Politike
10 November 2026, 19:06
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë Forumit të Paqes në Paris për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri. Në...
Politike
10 November 2026, 18:46
E. D
PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet alternativa e vetme strategj...
Politike
10 November 2026, 18:44
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Ukrainës në përballjen me agresionin rus, duke theksuar se vendit duhet t&rsquo...
Politike
10 November 2026, 18:39
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit të Paqes në Paris u ndal edhe te marrëdhëniet me vendet fqinje dhe ç&eum...
Politike
10 November 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin digjital të administratë...
Politike
10 November 2026, 18:30
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ecurinë e protestave në Shqipëri në Paris, nuk la pa përmendur edhe negociatat me Ba...
Politike
10 November 2026, 18:27
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Paqes, gjatë deklaratave mbi protestat në Shqipëri të cilat nisën prej muajit qe...