17 November 2026, 09:49
Nga E.d
Fredi Kokoneshi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, si dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Në pretencën e paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokuroria ka kërkuar fillimisht nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej të pandehurve. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa përfundimtare e dënimit që kërkohet është 1 vit burgim për secilin.
SPAK ka kërkuar gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite për Fredi Kokoneshin, ndërsa për Dorian Spahon, Andi Bullarin dhe Ledio Xharon kërkohet një ndalim 2-vjeçar. Hetimet për këtë çështje lidhen me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë shtetërore, ku parashikohej ndërtimi i impianteve fotovoltaike. Sipas të dhënave të administruara gjatë hetimit, këto prona figuronin të regjistruara si tokë bujqësore pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
SPAK pretendon se gjatë procedurave për ndryshimin e destinacionit të tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare, zyrtarët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor, prokuroria ka vlerësuar se provat e mbledhura mbështesin akuzën për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim./Dosja.al
Fredi Kokoneshi
Politike
17 November 2026, 08:23
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit nd...
Politike
17 November 2026, 08:18
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore mblidhet sot për të diskutuar dërgimin në Komisionin e Venecias të...
Politike
16 November 2026, 22:51
E. D
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku,...
Politike
16 November 2026, 21:33
E. D
Blendi Klosi
TIRANË- Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...
Politike
16 November 2026, 20:56
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, pasi ky i fundit u përfshi në list&...
Politike
16 November 2026, 18:54
E. D
Edi Rama dhe Roberta Metsola
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, n&eum...
Politike
16 November 2026, 17:46
E. D
TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit rishikimin e projekt-Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar se ndryshimet në taksim...
Politike
16 November 2026, 17:35
E. D
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në GJKKO shpalljen e pafajësisë për ak...
Politike
16 November 2026, 17:15
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përb...
Politike
16 November 2026, 16:47
E.M
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillt Evropian, Antonio Costa gjatë vizitës së tij në Brukse...