17 November 2026, 08:18
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore mblidhet sot për të diskutuar dërgimin në Komisionin e Venecias të draftit të rishikuar për financimin e partive politike, me kërkesën për një opinion urgjent. Projektligji është ripunuar pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndërsa në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohet edhe nisja e diskutimeve për propozimet ligjore të opozitës dhe rekomandimet e pazbatuara të organizatave ndërkombëtare.
Një tjetër çështje në fokus do të jenë ndryshimet e nevojshme ligjore për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi të premten propozimet e opozitës për reformën zgjedhore. PD kërkon që Shqipëria të jetë një zonë e vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista 100% të hapura.
Ndër propozimet e demokratëve janë edhe lista plotësisht të hapura për këshilltarët bashkiakë, barazi mes mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe një prag zgjedhor që të mos penalizojë partitë e vogla. Opozita kërkon gjithashtu rikthimin e balotazhit për zgjedhjet, në kushtet e një qeverie teknike, si dhe kundërshton votimin dhe numërimin elektronik. Një tjetër kërkesë lidhet me rishikimin e mënyrës së votimit të diasporës.
Në paketën e propozuar përfshihet edhe ndalimi i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore. PD kërkon sanksione të ashpra për shkelësit, duke përfshirë gjoba, largim nga puna, ndëshkime penale dhe heqje të mandatit për kandidatët që përfitojnë nga përdorimi i tyre. Demokratët kërkojnë gjithashtu që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme në rastet kur përdorimi i burimeve shtetërore ka ndikuar në rezultatin e votimit./Dosja.al
komision reforma drafti
Politike
16 November 2026, 22:51
E. D
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku,...
Politike
16 November 2026, 21:33
E. D
Blendi Klosi
TIRANË- Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...
Politike
16 November 2026, 20:56
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, pasi ky i fundit u përfshi në list&...
Politike
16 November 2026, 18:54
E. D
Edi Rama dhe Roberta Metsola
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, n&eum...
Politike
16 November 2026, 17:46
E. D
TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit rishikimin e projekt-Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar se ndryshimet në taksim...
Politike
16 November 2026, 17:35
E. D
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në GJKKO shpalljen e pafajësisë për ak...
Politike
16 November 2026, 17:15
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përb...
Politike
16 November 2026, 16:47
E.M
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillt Evropian, Antonio Costa gjatë vizitës së tij në Brukse...
Politike
16 November 2026, 16:27
E. D
Afrim Qendro
TIRANË- Afrim Qendro ka reaguar pas shkarkimit nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). ...
Politike
16 November 2026, 15:24
E. D
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian, duke e cilësuar procesin e integrimit të Shqipërisë si një rrug&...