LIVE UPDATES
Politike

Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen

 Javën e kaluar, seanca plenare e Kuvendit u ndërpre në mungesë kuorumi, duke pamundësuar që deputetët të votonin për Ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale.

16 November 2026, 22:51 Nga E. D

Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të

KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku, thotë që pret që gjatë kësaj jave të thirret seanca për rivotimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Çitaku thotë se pas miratimit, do të nisë procedura e ndryshimit të ligjit, duke ftuar partnerët ndërkombëtarë të kontribuojnë në këtë proces.

Javën e kaluar, seanca plenare e Kuvendit u ndërpre në mungesë kuorumi, duke pamundësuar që deputetët të votonin për Ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale.

Ligji pësoi ndryshime më 6 tetor. Por, u kthye në rishqyrtim në Kuvend nga Presidenca me kërkesë të PDK-së. Pas rivotimit të tij, PDK thotë se do të nisë procesi i ndryshimit të ligjit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kabinetin e kryeparlamentares Albulena Haxhiu për të kuptuar se kur pritet të vazhdojë seanca që ka në rend dite këtë ligj, por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

“Menjëherë pas votimit, do të nisim procesin e amendamentimit për ta fuqizuar ligjin dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e tij juridike. I ftojmë partnerët tanë ndërkombëtarë të kontribuojnë përmes konsultimeve përmbajtësore dhe propozimeve konkrete. Kërkesa jonë për një proces të drejtë, bashkëpunimi me partnerët dhe rruga evropiane e Kosovës nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, thotë Çitaku për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nxitën kundërshtime nga Bashkimi Evropian, i cili paralajmëroi se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Ato u miratuan pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 shtator. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u gjetën fajtorë për krime lufte. Mbrojtja po përgatitet që ta apelojë vendimin e shkallës së parë, teksa Qeveria ka krijuar një grup punues për hartimin e një strategjie për fazën e apelit.

Çitaku thotë se në këtë periudhë, që e cilësoi sfiduese për Kosovën, ruajtja e kohezionit të brendshëm kërkon “maturi, bashkëpunim dhe vendosmëri”.

Ajo thotë se pret që ligji të jetë pika e parë në rend dite në seancën e radhës dhe shprehet e bindur që të gjitha palët do të tregojnë “konstruktivitet dhe përgjegjësi” sikurse më 6 tetor, kur u miratua i njëjti.

“Në prag të vendimit të nesërm për administrimin e drejtësisë, padrejtësitë e këtij procesi e bëjnë më urgjent se kurrë ligjin që synon ta kthejë gjykatën në binarët për çka është e thirrur: atë të drejtësisë”, tha Çitaku.

Ajo iu referua shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe personave të tjerë që akuzohen për pengim të drejtësisë. Në këtë rast, Prokuroria në Hagë ka kërkuar dënim prej 6 vjetësh burgim për ish-presidentin e Kosovës.

Ndryshimet në Ligjin e Dhomave të Specializuara të Kosovës u përkrahën nga deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe ata të Aleancës. Nga LVV-ja kanë thënë se sërish do të votojnë për ligjin, megjithatë nga kjo parti kanë thënë po ashtu se ka një “nguti të pashpjegueshme” dhe “dyshime serioze” për zbatueshmërinë e ligjit.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë nuk ka marrë pjesë në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë më herët se ndryshimet nuk do të prodhojnë efektet juridike të premtuara nga nismëtarët e ndryshimeve të ligjit.

Pse Ligji për Specialen u kthye në Kuvend?

Më 22 tetor, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ktheu në Kuvend ligjin e ndryshuar, të miratuar më 6 tetor. Kjo u bë me vetë kërkesën e PDK-së, që argumentoi se synimi ishte që të forcohej baza juridike dhe sigurimi në praktikë i ligjit.

Tani, PDK-ja po kërkon që ligji të miratohet sërish, pa ndryshime në përmbajtjen e tij, ndërkaq mangësitë e tij të përmirësohen përmes një nisme të re legjislative.

Në mënyrë që ligji i 6 tetorit të konsiderohet i shpallur, duhet së paku që 61 deputetë të votojnë për të. Në të kundërtën, ai konsiderohet i pamiratuar.

Megjithatë, edhe futja në rend dite për rivotimin e Ligjit për Specialen nxiti reagime nga ndërkombëtarët, të cilët shprehën shqetësim. BE-ja, që i ka cilësuar ndryshimet si të papranueshme, ka thënë po ashtu se po zhvillon konsultime me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet e miratuara më 6 tetor.

Çfarë parasheh ligji i miratuar në tetor?

Ndryshimet e miratuara më 6 tetor nuk parashohin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku janë trajtuar disa raste për krime lufte dhe pengim të drejtësisë dhe janë shpallur disa aktgjykime.

Megjithatë, ai parasheh ndryshime për disa çështje kyç të funksionimit të gjykatës.

Një nga ndryshimet kryesore në ligjin e miratuar në tetor ka të bëjë me llojin e veprave që mund të trajtohen nga Specialja.

Ndryshimet parashohin lidhjen e juridiksionit të tyre me pretendimet për trafikim organesh të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011 që ishte bërë shkas për krijimin e mekanizmit të drejtësisë në Hagë.

Sipas ligjit, Gjykata në Hagë do të merrej me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në këtë juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, torturat si dhe trajtimi mizor e çnjerëzor në vendet specifike të ndalimit që përmenden në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

Kjo i bie që ligji synon që Speciales t’i hiqet juridiksioni për të ndjekur krimet e tjera të luftës, krimeve kundër njerëzimit apo dhunës politike që nuk kanë një lidhje të tillë të drejtpërdrejtë.

Po ashtu, një ndryshim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me periudhën kohore. Sipas ligjit fillestar, Gjykata Speciale trajtonte krimet që pretendohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ligji i miratuar më 6 tetor e kufizon këtë periudhë nga 1 korriku i vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2000.

Po ashtu, me ndryshimet në ligj u kërkua që të trajtohen vetëm krimet që pretendohet se janë kryer në territorin e Kosovës, e jo edhe në veri të Shqipërisë. Të gjitha rastet që nuk parashihen në juridiksionin e Speciale, me ndryshimin e ligjit, synohet të transferohen në Kosovë.

Aty parashihet që rastet që janë në procedurën e Gjykatës Supreme, të transferohen në Kosovë.

Ndryshimet prekin edhe dënimin maksimal për personat që dënohen, duke kërkuar që ajo të jetë deri në 15 vjet burgim.

Po ashtu, të dënuarit nga Gjykata Speciale, sipas ndryshimeve të miratuara më 6 tetor, u mundësohet të jenë subjekt i faljes presidenciale. Por, kjo e fundit bie ndesh me ligjin aktual për faljen, që përjashton të drejtën e kërkimit të faljes presidenciale për vepra të caktuara kundër së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kodi Penal i Kosovës i përfshin krimet e luftës në këtë kategori.

Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e një ndryshimi kushtetues, ligjit të veçantë dhe zotimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Në mesin e zotimeve ishte që Kosova të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin e gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Ekspertë juridikë kanë paralajmëruar më herët se ndryshimet që prekin mandatin e tyre mund të ngrenë çështje kushtetuese dhe probleme në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Dhomat e Specializuara kanë thënë se nuk janë konsultuar për nismën, teksa kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilova, ka argumentuar se institucioni që udhëheq garanton procese të pavarura dhe të paanshme në shërbim, siç ka thënë ajo përmes një video-mesazhi, të drejtësisë./REL

Vlora Çitaku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin