15 November 2026, 18:39
Nga G.M
Astrit Haraqija
KOSOVË- Ish-ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraqija, i arrestuar në kuadër të operacionit kundër trafikimit të kokainës në Prishtinë, ka mohuar përfshirjen në veprimtarinë kriminale për të cilën akuzohet. Avokati i tij, Korab Bokshi, ka deklaruar se kontrollet e ushtruara në banesën e ish-ministrit dhe te familjarët e tij nuk kanë zbuluar prova inkriminuese.
“E kanë arrestuar për veprën penale që dyshohet për kontrabandim me narkotikë. Te familja e Astritit edhe banesa e tij kanë bërë kontroll dhe nuk ka pas kurrgjë inkriminuese. Kanë sekuestruar përkohësisht disa të holla, të cilat kanë qenë kursime të fëmijëve të tij prej punës së tyre- domethënë nuk janë të Astritit fare”, është shprehur avokati.
Bokshi ka bërë të ditur se Haraqija është ndaluar për 48 orë dhe se ndaj këtij vendimi ka paraqitur ankesë. Sipas tij, ish-ministri mohon çdo përfshirje në këtë çështje.
“Sipas Astritit, nuk ka të bëjë me këtë vepër fare, për shkak se ai si figurë publike ka mundur të takohet me ndonjë person apo me pas ndonjë komunikim, por kurrë asnjëherë në lidhje me këto vepra penale ose çfarëdo natyre të tillë”, ka deklaruar Bokshi.
Haraqija u arrestua në kuadër të operacionit policor “Heshtja”, të zhvilluar në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Në këtë aksion u arrestuan gjithsej gjashtë persona, ndërsa u sekuestruan sasi kokaine, substanca të tjera narkotike, automjete, para dhe asete me vlerë mbi 300 mijë euro./Dosja.al
Astrit Haraqija
Aktualitet
15 November 2026, 17:12
G.M
Eleni Topaloudi
GREQI- Pothuajse tetë vite pas përdhunimit në grup dhe vrasjes së 21-vjeçares Eleni Topaloudi në ishullin e Ro...
Aktualitet
15 November 2026, 16:46
G.M
Artjol Ramaj
SPANJË- Një ngjarje e rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Spanjë rikthehet në vëmendje pas p&e...
Aktualitet
15 November 2026, 16:41
G.M
Odiseas Dhimas
GREQI- Odiseas Dhimas, ish-trajneri i ekipit kombëtar grek të peshëngritjes dhe vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhi...
Aktualitet
15 November 2026, 16:37
G.M
foto ilustruese
KORÇË- Mjegulla e dendur ka përfshirë juglindjen e vendit këtë të diel, duke krijuar vështirësi...
Aktualitet
15 November 2026, 16:34
Elton Qyno
Aleksandër alias Sandër Baho alias “Sakati”, pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri, pasi prokuroria e posaçm...
Aktualitet
15 November 2026, 16:11
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në n...
Aktualitet
15 November 2026, 15:51
G.M
Ish ministri Astrit Haraqija
KOSOVË- Gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë gjatë një operacioni antidrogë të...
Aktualitet
15 November 2026, 15:17
G.M
foto ilustruese
KUÇ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Devoll, ku një 85-vjeça...
Aktualitet
15 November 2026, 15:04
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu&rd...
Aktualitet
15 November 2026, 14:25
I.A
Momenti qe makina e Rames qellohet me veze
GJIRI I LALZIT- Dy persona janë arrestuar dhe 9 janë vënë nën hetim për sulmet me vez...