23 October 2026, 13:12
Nga DOSJA

TIRANE - Federata e Futbollit ka zhvilluar ceremoninë e nisjes së Akademisë së Arbitrimit VII, duke çelur zyrtarisht sezonin e shtatë të këtij programi, që synon përgatitjen dhe formimin e brezit të ri të arbitrave në Shqipëri.
Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e FSHF-së morën pjesë drejtori teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, drejtori i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino González Vázquez, kryetari i Shoqatës së Arbitrave të Futbollit Shqiptar (BASHF), Tahir Kastrati, si dhe sekretari i përgjithshëm i BASHF-së, Klajdi Kola.
Gjatë ceremonisë, Abdyl Kuriu, Bernardino González Vázquez dhe Tahir Kastrati mbajtën fjalime për të pranishmit, duke përcjellë mesazhe mbi rëndësinë e arbitrimit dhe mundësitë që ofron Akademia për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij profesioni.
Pjesë e aktivitetit ishin aplikantë, djem dhe vajza, të cilët kanë shfaqur interes për të nisur rrugëtimin e tyre në botën e arbitrimit. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe arbitrat shqiptarë me stemën e FIFA-s, Florjan Lata, Eglantina Pjetrushaj dhe Ridiger Çokaj, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Akademia e Arbitrimit është një mundësi për të gjithë të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të përgatiten profesionalisht dhe të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit shqiptar përmes rolit të arbitrit.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 October 2026, 13:00
SPANJE - Për disa tifozë, një foto me Lionel Messin është një ëndërr e realizuar. Për Dani Parrondon, një sho...
Sport
23 October 2026, 12:30
Lamine dhe Mbappé, në Superkupën e Spanjës 2026
SPANJE - ‘El Clasico’ e së dielës do të përfshijë d...
Sport
23 October 2026, 12:00
SPANJE - Hansi Flick dhe José Mourinho janë përballur vetëm një herë në karrierën e tyre si trajnerë, me gj...
Sport
23 October 2026, 11:30
ANGLI - Huazimi te Liverpooli duket se ka shënuar një pikë kthese në karrierën e Ronald Araújos. Pas një periudhe t&e...
Sport
23 October 2026, 11:00
HOLANDE - Bota e motoçiklizmit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Romano Hummel, garuesit holandez që hum...
Sport
23 October 2026, 10:30
ARGJENTINE - Një zhvillim i ri ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Gjykata në Argjentinë ka ...
Sport
23 October 2026, 10:00
ARGJENTINE - Pablo Daniel Osvaldo po kalon një fazë më të mirë shëndetësore dhe po rikthen buzëqeshjen, pas javësh...
Sport
23 October 2026, 09:30
ZVICER - Franca humbi një mundësi të rëndësishme për të forcuar pozitat në garën me Portugalinë për vend...
Sport
23 October 2026, 09:00
Kimi Antonelli në një konferencë për shtyp të enjten
SHBA - Kimi Antonelli është pranë një rekordi historik ...
Sport
23 October 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Michael Carrick në stolin e Manchester United po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Sipas “The Te...