LIVE UPDATES
Sport

Ronald Araújo rilind te Liverpooli, gjen atë që i mungonte te Barcelona...

Mbrojtësi uruguajan po kalon një moment pozitiv në Anfield, ku është kthyer në titullar dhe ka fituar zemrat e tifozëve. Pas problemeve me shëndetin mendor, ai po rigjen veten në fushë dhe jashtë saj.

23 October 2026, 11:30 Nga DOSJA

Ronald Araújo rilind te Liverpooli, gjen atë që i mungonte te

ANGLI - Huazimi te Liverpooli duket se ka shënuar një pikë kthese në karrierën e Ronald Araújos. Pas një periudhe të vështirë te Barcelona, ku u përball me probleme të shëndetit mendor, mbrojtësi uruguaian po rigjen ritmin, besimin dhe mbi të gjitha lumturinë në futboll.

Në nëntor mbushet një vit nga momenti kur Araújo u përjashtua në ndeshjen kundër Chelseat. Në fund të atij muaji, ai mori një pushim të pacaktuar për t'u përqendruar te shëndeti i tij mendor. Më vonë, kapiteni i Barcelonës zbuloi se kishte vuajtur nga ankthi për rreth një vit e gjysmë, gjendje që më pas ishte përkeqësuar deri në depresion.

Pas dy muajsh, ai u rikthye në skuadër dhe në fund të sezonit festoi titullin e kampionit. Megjithatë, pak kohë më pas, Araújo i kërkoi drejtorit sportiv Deco mundësinë për t'u larguar nga Barcelona. Klubi katalanas tentoi të gjente një zgjidhje, por marrëveshja nuk u konkretizua dhe transferimi i tij u realizua më vonë në formë huazimi te Liverpooli.

Në Anfield, uruguaiani ka gjetur hapësirën dhe rëndësinë që i mungonin. Ai është kthyer në titullar, ndërsa paraqitjet e tij dhe goli vendimtar në Champions League kundër Villarrealit e kanë bërë një nga emrat e pëlqyer nga tifozët dhe mediat.

Një detaj interesant është se te Liverpooli Araújo po aktivizohet më shpesh si mbrojtës i djathtë, me shtatë ndeshje në këtë rol, kundrejt katër paraqitjeve si qendërmbrojtës. Në Champions League, me dy gola dhe një asist në tri ndeshje, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese.

“Patjetër që kisha nevojë për këtë ndryshim. Mendoj se po gjej atë që më duhej këtu: të luaj, të ndihem i rëndësishëm dhe të tregoj futbollin tim”, u shpreh ai në një intervistë për SER. Më tej, mbrojtësi shtoi se po përpiqet të shijojë çdo ditë, duke theksuar se ndihet i lumtur dhe se edhe familja e tij është shumë e lumtur me këtë ndryshim.

Paraqitjet pozitive dhe gjendja e tij duket se e kanë kënaqur edhe stafin teknik të Liverpoolit. Sipas raportimit, klubi anglez mund të shqyrtojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të tij, përmes një klauzole prej 55 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, Barcelona ka nevojë për të ardhura dhe një shitje e tillë mund t'i shërbente planeve financiare të klubit katalanas. Për momentin, e ardhmja e Araújos mbetet për t'u përcaktuar, por një gjë është e qartë: në Liverpool, ai duket se po rigjen jo vetëm futbollin e tij, por edhe qetësinë personale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...