23 October 2026, 12:00
Nga DOSJA

SPANJE - Hansi Flick dhe José Mourinho janë përballur vetëm një herë në karrierën e tyre si trajnerë, me gjermanin që doli fitues në atë duel. Përballja e vetme mes tyre u zhvillua më 11 dhjetor 2019, në fazën e grupeve të Champions League, kur Flick drejtonte Bayern Munichun, ndërsa Mourinho ishte në stolin e Tottenhamit.
Bavarezët triumfuan 3-1 në një ndeshje ku Kingsley Coman zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, përpara se Ryan Sessegnon të barazonte gjashtë minuta më vonë. Thomas Müller riktheu epërsinë e Bayernit pak para pushimit, ndërsa Philippe Coutinho vulosi fitoren në pjesën e dytë. Bayern e mbylli fazën e grupeve me pikë të plota dhe në fund të sezonit fitoi Champions League në Lisbonë.
Tashmë, emrat e dy trajnerëve rikthehen në qendër të vëmendjes për shkak të një përballjeje të re, me Flick që kërkon të vazhdojë serinë pozitive dhe Mourinho që synon të ndryshojë historinë e këtij dueli.
Flick, gjashtë fitore në shtatë ‘El Clásico’
Një tjetër arsye për optimizëm në kampin e Barcelonës është bilanci i Flick në përballjet me Real Madridin. Trajneri gjerman ka fituar gjashtë nga shtatë ‘El Clásico’-t e zhvilluara nën drejtimin e tij, duke përfshirë ndeshje të kampionatit, finalen e Kupës së Mbretit dhe dy finalet e Superkupës së Spanjës.
Përtej statistikave në fushë, diferenca mes dy trajnerëve shfaqet edhe te trofetë e kampionateve kombëtare gjatë dekadës së fundit. Flick ka fituar katër tituj lige: dy Bundesliga me Bayern Munichun, në sezonet 2019/20 dhe 2020/21, si dhe dy tituj të La Ligës me Barcelonën, në sezonet 2024/25 dhe 2025/26.
Mourinho, ndërkohë, nuk ka fituar një kampionat që prej sezonit 2014/15, kur triumfoi në Premier League me Chelsean. Një kontrast i dukshëm mes dy trajnerëve, që i jep përballjes një tjetër dimension përtej rivalitetit taktik.
Për Barcelonën, sfida është një mundësi për të konfirmuar epërsinë e saj në këtë rivalitet dhe për të vazhduar rrugën drejt objektivave sezonalë. Për Mourinhon, është rasti për të thyer një precedent negativ ndaj Flick dhe për të treguar se historia e trofeve të kaluar nuk përcakton domosdoshmërisht të ardhmen.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 October 2026, 11:30
ANGLI - Huazimi te Liverpooli duket se ka shënuar një pikë kthese në karrierën e Ronald Araújos. Pas një periudhe t&e...
Sport
23 October 2026, 11:00
HOLANDE - Bota e motoçiklizmit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Romano Hummel, garuesit holandez që hum...
Sport
23 October 2026, 10:30
ARGJENTINE - Një zhvillim i ri ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Gjykata në Argjentinë ka ...
Sport
23 October 2026, 10:00
ARGJENTINE - Pablo Daniel Osvaldo po kalon një fazë më të mirë shëndetësore dhe po rikthen buzëqeshjen, pas javësh...
Sport
23 October 2026, 09:30
ZVICER - Franca humbi një mundësi të rëndësishme për të forcuar pozitat në garën me Portugalinë për vend...
Sport
23 October 2026, 09:00
Kimi Antonelli në një konferencë për shtyp të enjten
SHBA - Kimi Antonelli është pranë një rekordi historik ...
Sport
23 October 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Michael Carrick në stolin e Manchester United po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Sipas “The Te...
Sport
23 October 2026, 08:00
SPANJE - Madridi fitoi 4-1 ndaj skuadrës gjermane në Ligën e Kampionëve të mërkurën, ndërsa Barça humbi 4-2...
Sport
23 October 2026, 07:30
ANGLI - Ruben Amorim nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Milanit ndaj Bournemouth, duke e cilësuar ndeshjen të mbyllur që n&eu...
Sport
22 October 2026, 23:05
ANGLI - Mbrëmja e Europa League dhuroi një kapitullim të plotë për Milanin në udhëtimin ndaj Bournemouth, ku kuqezinjtë...