11 November 2026, 15:59
Nga E.M

TAJLANDË- Pesë vajza të mitura kanë humbur jetën në Kamboxhia, Tajlandë, pas një aksidenti tragjik ku automjeti që po i transportonte drejt shkollës doli nga rruga dhe përfundoi në një pellg të thellë me ujë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 10 nëntor, në provincën Kandal, rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit Phnom Penh.
Sipas autoriteteve, në automjet ndodheshin 26 nxënëse, të moshave 12 deri në 14 vjeç, të cilat po udhëtonin drejt shkollës ndërkombëtare BELTEI. Sipas dëshmive paraprake, një motoçikletë ka kaluar papritur përpara automjetit që po lëvizte me shpejtësi. Shoferi ka frenuar fort dhe ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në pellgun pranë saj.
Automjeti u fundos pjesërisht në ujë, duke e bërë të vështirë daljen e nxënëseve, pavarësisht se ndodhej vetëm pak metra larg bregut. Pas aksidentit, banorët e zonës nxituan për të ndihmuar nxënëset që kishin mbetur të bllokuara brenda automjetit. Disa prej tyre u nxorën nga uji dhe iu nënshtruan menjëherë manovrave të reanimimit kardiopulmonar. Megjithatë, pesë vajza nuk arritën të mbijetonin.
Autoritetet kanë ndaluar shoferin 31-vjeçar për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, shpejtësia dhe manovra e kryer për të shmangur motoçikletën dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit./Dosja.al
E.M
Bota
11 November 2026, 15:50
E.M
SPANJË- Spanja është përfshirë këtë të mërkurë nga protesta masive dhe përplasje mes policisë dhe p...
Bota
11 November 2026, 15:15
E.M
EGJIPT- Gjykata penale e Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, p&eu...
Bota
11 November 2026, 14:47
G.M
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Turqisë për marrëveshjen e kufirit detar turko-libian pritet të ...
Bota
11 November 2026, 14:45
e.d
Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe Jared Kushner
Për herë të parë që nga shkurti, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës po ...
Bota
11 November 2026, 14:37
G.M
pamje
SPANJË- Mijëra punonjës dhe qytetarë kanë dalë në protesta në Spanjë, në kuadër të gr...
Bota
11 November 2026, 13:45
G.M
pamje
HAITI- Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkat...
Bota
11 November 2026, 13:31
G.M
foto ilustruese
EVROPË- Mbi 1 mijë shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandën e Veriut janë përfshirë nga një val&eum...
Bota
11 November 2026, 13:18
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ...
Bota
11 November 2026, 13:12
G.M
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka kundërshtuar një propozim amerikan që parashikonte ndryshimin e kufijve administrativë t&e...
Bota
11 November 2026, 13:05
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka reaguar ashpër ndaj ofertës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vënë në...