26 October 2026, 13:22
Nga E.M

GJERMANI- Në portin e Bremerhavenit, në Gjermani, një anije turistike me më shumë se 3,300 persona në bord është përplasur me anije mallrash të ankoruara. Incidenti ndodhi teksa anija turistike “Mein Schiff 3” po largohej nga porti për të nisur një udhëtim drejt Ishujve Kanarie.
Erërat e fuqishme bënë që mjeti lundrues të devijonte nga kursi dhe të përplasej me anijet e kontejnerëve. Përplasja shkaktoi dëme materiale, ndërsa udhëtimi i planifikuar u anulua. Në bordin e anijes turistike ndodheshin gjithsej 3,350 persona, prej të cilëve 2,428 pasagjerë dhe 922 anëtarë të ekuipazhit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur anija e madhe turistike shtyhet nga erërat e forta dhe përplaset me mjetet e tjera lundruese të ankoruara në port. Sipas raportimeve, përplasja ka shkaktuar dëmtime në varkat e shpëtimit të anijes turistike, duke bërë të pamundur vazhdimin e udhëtimit drejt Ishujve Kanarie.
Dëme janë raportuar edhe në njërën prej anijeve të mallrave të përfshira në incident. Sipas informacioneve paraprake, përplasja dyshohet se ka shkaktuar një çarje me gjerësi rreth 10 metra në strukturën e saj. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione për persona të lënduar./Dosja.al
portin e Bremerhavenit
Bota
26 October 2026, 13:10
E.M
NORVEGJI- Norvegjia do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, ndërsa qeveria ka njoftuar ditën e so...
Bota
26 October 2026, 12:52
E. D
SERBI- Lista Studentore në Serbi synon të thellojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por njëkohësisht ...
Bota
26 October 2026, 12:41
E.M
SPANJË- Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez ka kërkuar një mandat të ri qeverisës, duke e paraqitur garën e 29 në...
Bota
26 October 2026, 12:20
E.M
SHBA- Të dielën në mbrëmje, Donald Trump është shprehur se Norvegjia “është një vend i neveritshëm&rdqu...
Bota
26 October 2026, 12:09
E.M
ITALI- Shoferët italianë të taksive dhe automjeteve private kanë organizuar një protesë jashtë Ministrisë së ...
Bota
26 October 2026, 11:55
E.M
GAZA- Një sulm ajror Izraelit ka shkaktuar vdekjen e tre personave mes tyre edhe një vajzë vetëm 7 vjeçe. Sulmi goditi zonë...
Bota
26 October 2026, 10:25
E.M
MILANO- Një studiues 30-vjeçar me origjinë marokene është akuzuar për nxitje të kryerjes së veprave penale me që...
Bota
26 October 2026, 10:16
E.M
HUNGARI- Peter Magyar, Kryeministri i Hungarisë ka përshëndetur fitoren e listës së mbështetur nga studentët në Serbi d...
Bota
26 October 2026, 09:57
E.M
BRITANI- Një djalë katër vjeçar ka përfundur në spital pasi një lodër e blerë në platformën online She...
Bota
26 October 2026, 09:41
E. D
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në qytetin Perry, në shtetin e Georgias, se Audi do të investojë katër miliard&e...