14 November 2026, 07:51
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar në trafikun ajror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një ndërprerje që zgjati më shumë se katër orë shkaktoi mijëra anulime dhe vonesa fluturimesh, duke prekur edhe udhëtimet ndërkombëtare.
Në një telefonatë për Fox News, Trump hodhi poshtë mundësinë që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik, duke orientuar vëmendjen drejt problemeve me sistemet e komunikimit që përdoren për menaxhimin e trafikut ajror.
Sipas tij, verifikimet paraprake nuk kanë zbuluar shenja të një sulmi të qëllimshëm. Trump theksoi gjithashtu se asnjë individ apo grup nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin, siç ndodh shpesh në rastet e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave kritike.
Presidenti amerikan kritikoi veçanërisht vjetërsinë e sistemeve të komunikimit, duke deklaruar se një pjesë e konsiderueshme e tyre është rreth 55 vjeç dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë, pavarësisht diskutimeve të mëparshme me Kongresin për modernizimin e tyre.
Ndërprerja e trafikut ajror u shkaktua nga një problem teknik në sistemet e FAA-së, që detyroi autoritetet të pezullonin përkohësisht ngritjet e avionëve në të gjithë vendin.
Si pasojë, mbi 5 mijë fluturime u anuluan dhe më shumë se 10 mijë të tjera pësuan vonesa të konsiderueshme. Edhe pse operacionet ajrore rifilluan pas rreth katër orësh e gjysmë, pasojat vijuan të ndiheshin në aeroportet amerikane edhe gjatë orëve në vijim./Dosja.al
Donald Trump kaosi ne aeroporte
Bota
14 November 2026, 07:42
E. D
SHBA- Një situatë e pazakontë ka përfshirë trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Administrata Fe...
Bota
13 November 2026, 23:08
I.A
SHBA- Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) ka urdhëruar ndalimin e fluturimeve në të gjitha aeroportet e vendit, pas një p...
Bota
13 November 2026, 22:37
E. D
SHBA- Një alarm është ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi autoritetet përkatëse kanë urdhër...
Bota
13 November 2026, 22:30
E.M
ANGLI- Një alarm sigurie ka shkaktuar frikë në bazën ushtarake RAF Lakenheath në Mbretërinë e Bashkuar, ku personelit a...
Bota
13 November 2026, 22:18
E.M
SHBA- Në lumin Misisipi në Nju-Orlins të Luizianës një anije turistike “American Heritage”, me rreth 129 pasagjer&eum...
Bota
13 November 2026, 21:27
E. D
IRAN- Irani ka pretenduar se ka sulmuar një objektiv ushtarak amerikan në Bahrein, në orët e para të mëngjesit të s&eum...
Bota
13 November 2026, 20:54
E.M
BRITANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe ku humbi jetën një 12-vjeçar. Sho...
Bota
13 November 2026, 20:48
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të mo...
Bota
13 November 2026, 20:01
E. D
JD Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po shqyrton mundësinë që të mos kandidojë për president n&eum...
Bota
13 November 2026, 19:35
E.M
RUMANI- Në një fabrikë në qytetin Râmnicu Vâlcea të Rumanisë është regjistruar një incident kimik pasi...