Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
VIDEO/ Forumi i Paqes në Paris, Rama takim dy palësh me presidentin Emmanuel Macron
Rama do të marrë pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar, i cili këtë vit fokusohet tek rëndësia e qeverisjes efektive në garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit.
9 November 2026, 18:57Nga E. D
Emmanuel Macron dhe Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të vizitës së tij në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Rama do të marrë pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar, i cili këtë vit fokusohet tek rëndësia e qeverisjes efektive në garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit.
Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
Kryeministri do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar./Dosja.al