Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Balla deklaroi se Partia Demokratike ka afat deri më 30 nëntor për t’u rikthyer në komision dhe për të diskutuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke paralajmëruar se në të kundërt Partia Socialiste do të vijojë me propozimet e saj në Kuvend, duke shfrytëzuar shumicën prej tre të pestash.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për shkak të mosdakordësisë mes palëve për rendin e ditës. Balla deklaroi se Partia Demokratike ka afat deri më 30 nëntor për t’u rikthyer në komision dhe për të diskutuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke paralajmëruar se në të kundërt Partia Socialiste do të vijojë me propozimet e saj në Kuvend, duke shfrytëzuar shumicën prej tre të pestash.
“Partia Demokratike duhet ta ketë shumë të qartë: koha kur kishte të drejtën ekskluzive të bllokimit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore përfundon më 30 nëntor”, u shpreh Balla.
Balla renditi katër çështjet kryesore të cilat duhet të adresohen në kuadër të reformës: depolitizimi i komisioneve zgjedhore, financimi i partive politike, rregullimi i mbulimit të fushatave zgjedhore nga mediat dhe ndarja e shtetit nga zgjedhjet, përmes parandalimit të përfshirjes së administratës publike në fushatë.
Balla theksoi se mazhoranca synon të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të 9 majit 2027 me ndryshimet e nevojshme ligjore dhe nënligjore. Një prej propozimeve është garantimi i përfaqësimit të zonave që janë bashkuar në një bashki, duke marrë si shembull Rrogozhinën dhe Kavajën, në mënyrë që qytetet të kenë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak.
Balla bëri të ditur gjithashtu se PS ka propozuar rikthimin e numërimit të votave në qendrat e votimit, me synimin për të shkurtuar ndjeshëm kohën e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar. I pyetur për propozimin që anëtarët e këshillave bashkiakë të zgjidhen përmes listave 100% të hapura, Balla u shpreh kundër kësaj formule, duke argumentuar se sistemi aktual garanton funksionimin dhe përfaqësimin e duhur të këshillave bashkiakë.
“Formula aktuale që kemi është formula më e mirë për të garantuar një Këshill Bashkiak funksional, demokratik”, deklaroi ai.
Sa i përket përfaqësimit të zonave rurale, Balla tha se propozimi i PS-së për përfaqësimin e qyteteve dhe zonave që janë pjesë e bashkive të bashkuara synon të krijojë një përfaqësim më uniform të të gjithë territorit. Në fund, Balla paralajmëroi se në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 14 nëntor, do të prezantohen ide të reja për mënyrën se si partitë politike mund të garantojnë përfaqësimin e të gjithë territorit në përzgjedhjen paraprake të kandidatëve për këshillat bashkiakë./Dosja.al
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se protestat kanë ndikuar në aktivitetin ekonomik të v...
Florjan Binaj TIRANË- Aktori dhe Florjan Binaj ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tiranës n&e...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore është kthyer në një arenë pqërplasjesh mes opozitës dh...
Erald Kapri dhe Sadleva Bodo TIRANA- Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi i tij me ministrin e Dre...
Foto ilustruse TIRANA- Një dëshmi e rëndësishme është dhënë këtë të hënë në proce...
Arbjan Mazniku TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka nisur zyrtarisht fazën e d...
Benet Beci TIRANA- SPAK ka kërkuar ditën e sotme dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e ...
Fatmir Mediu TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e GJKKO, k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzar qeverinë përmes deklaratave të tij lidhur me dosjen 'A...