LIVE UPDATES
Politike

Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht

Mickoski ka bërë të qartë se provimi nuk do të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke propozuar që vetëm pjesa teorike të mund të jepet në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar studimet.

9 November 2026, 21:51 Nga E. D
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip,
Hristijan Mickoski

MAQEDONI E VERIUT- Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet i pazgjidhur, ndërsa qëndrimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zv.kryeministri Bekim Sali, nuk kanë arritur të bindin studentët shqiptarë. Mickoski ka bërë të qartë se provimi nuk do të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke propozuar që vetëm pjesa teorike të mund të jepet në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar studimet.

Ndërsa pjesa praktike, që përfshin simulimin e procedurave gjyqësore penale dhe civile, sipas tij, duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase. Sipas propozimit të kryeministrit, kandidatët do të kenë mundësi të testohen në shqip, turqisht ose anglisht për pjesën teorike, por jo për të gjithë provimin.

Ky qëndrim nuk përmbush kërkesën kryesore të rreth 400 studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimin e jurisprudencës ta zhvillojnë plotësisht në gjuhën shqipe, ashtu siç kanë ndjekur edhe studimet universitare.  Nga ana tjetër, zv.kryeministri i parë, Bekim Sali, ka deklaruar se qeveria është duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke theksuar se vendimi nuk do të kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por do të përfshijë edhe provimet e tjera profesionale. 

Sali ia ka atribuuar përgjegjësinë për situatën qeverisjes së kaluar, duke pretenduar se ekzekutivi aktual po përpiqet të korrigjojë padrejtësitë ndaj studentëve. Ai ka siguruar se zgjidhja e propozuar është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa është shprehur i gatshëm për vazhdimin e dialogut me studentët, fakultetet juridike dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se kur pritet të merret një vendim përfundimtar. Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me institucionet, por kërkojnë argumente të qarta juridike, përgjegjësi dhe afate konkrete.

“Nuk kërkojmë zgjidhje të pjesshme, por të drejtën e plotë”, shprehen studentët.

Ademi e ka cilësuar propozimin e fundit si një përparim në krahasim me variantet e mëparshme, por ka theksuar se ai nuk e zgjidh plotësisht problemin. Sipas tij, studentëve ende nuk u është shpjeguar bindshëm se përse provimi nuk mund të zhvillohet 100 për qind në gjuhën shqipe dhe pse kandidatëve nuk u lejohet të paktën të japin përgjigjet në shqip gjatë pjesës praktike.

Një tjetër shqetësim është koha e nevojshme për zbatimin e propozimit. Sipas Ademit, edhe në rastin më optimist, procesi mund të zgjasë më shumë se një vit. Ai ka shprehur gjithashtu kundërshtimin ndaj mundësisë që çështja të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias, pasi kjo mund të sjellë vonesa të tjera.

Në debat është përfshirë edhe ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili ka propozuar që 84 për qind e provimit të zhvillohet në gjuhën shqipe. Megjithatë, sipas studentëve, ky propozim është vënë në pikëpyetje nga kryeministri Mickoski vetëm një ditë më vonë, duke krijuar paqartësi për qëndrimin përfundimtar të qeverisë. Studentët kërkojnë garanci konkrete se cilin propozim do të mbështesin institucionet dhe kur do të nisë zbatimi i tij. 

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është ngritur që në nëntor të vitit 2024 dhe mori vëmendje më të madhe në fillim të këtij viti, kur rreth 400 studentë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” dorëzuan peticion në institucionet përkatëse. Deri më tani, studentët kanë organizuar dy protesta, duke kërkuar respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe./Dosja.al

hristijan mickoski Bekim Sali

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin