24 November 2026, 22:21
Nga E.M

AUSTRALI- Australia do të miratojë një ligj të ri për sigurinë në internet, i cili parashikon ndëshkime të konsiderueshme financiare për kompanitë e mëdha të teknologjisë që nuk arrijnë të mbrojnë përdoruesit nga përmbajtjet e dëmshme në platformat e tyre.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Partisë Laburiste në pushtet dhe Partisë së të Gjelbërve, kompani si Google, TikTok dhe Meta mund të përballen me gjoba deri në 5 për qind të të ardhurave të tyre globale në rast të shkeljes së detyrimeve për sigurinë digjitale.
Masa e propozuar shënon një ashpërsim të ndjeshëm të qëndrimit të qeverisë australiane, pasi projektligji fillestar parashikonte një gjobë maksimale prej 109,2 milionë dollarësh australianë, ose rreth 72,3 milionë dollarë amerikanë, për çdo shkelje.
Një tjetër element i rëndësishëm i tij është mundësia që qytetarët australianë të padisin platformat digjitale për dëmet e shkaktuara nga aktiviteti dhe përmbajtjet në internet. Në bazë të rregullave të reja, kompanitë teknologjike do të kenë detyrimin të marrin masa parandaluese ndaj bullizmit kibernetik, përmbajtjeve mizogjene dhe materialeve që nxisin çrregullimet e të ushqyerit te fëmijët.
Gjithashtu, platformat do të duhet të garantojnë mbrojtje më të madhe për përdoruesit e rritur nga kërcënimet për dhunë, përndjekja dhe publikimi i fotografive apo videove intime pa miratimin e personave të përfshirë. Ligji parashikon edhe ndryshime në mënyrën se si përdoruesit konsumojnë përmbajtjet në rrjetet sociale.
Australianët nga mosha 16 vjeç e lart do të mund të çaktivizojnë rekomandimet automatike të bazuara në algoritme, duke kufizuar shfaqjen e përmbajtjeve vetëm te publikimet nga llogaritë që ndjekin. Ministrja e Komunikimeve, Anika ëells, konfirmoi arritjen e marrëveshjes pas negociatave me Partinë e të Gjelbërve.
Megjithatë, nisma është kundërshtuar nga koalicioni opozitar, i cili ka ngritur shqetësime se masat e propozuara mund të cenojnë lirinë e shprehjes. Legjislacioni i ri vjen pas vendimit të Australisë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç, duke shënuar një tjetër hap në forcimin e mbikëqyrjes shtetërore ndaj kompanive globale të teknologjisë./Dosja.al
Google Meta
Bota
24 November 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
KILI- Shtatë zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor janë shpallur fajtorë për përfshirjen n&eu...
Bota
24 November 2026, 22:10
E.d
Foto ilustruse
KUBA- Jetëgjatësia në Kubë ka pësuar një rënie historike, duke zbritur për herë të par&e...
Bota
24 November 2026, 22:06
E.M
SHBA- Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një nd&eu...
Bota
24 November 2026, 21:47
E.M
SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e B...
Bota
24 November 2026, 21:29
E.M
SHBA- Drejtori ekzeutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e...
Bota
24 November 2026, 21:07
E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI- Një situatë dramatike është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës, në Kolumbi, ...
Bota
24 November 2026, 21:04
E.M
TURQI- Aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter u...
Bota
24 November 2026, 20:55
G.M
Justin Timberlake
SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka vendosur të ndajë me publikun histori dhe momente personale që...
Bota
24 November 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Microsoft ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit brenda kompanisë, të njohur si “Code Red”,...
Bota
24 November 2026, 20:20
G.M
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mëny...