24 November 2026, 21:47
Nga E.M

SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku katër anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre, pas një telefonate alarmi nga një e afërme që nuk po arrinte të kontaktonte me ta.
Ngjarja u zbulua më 19 nëntor, kur policia mori njoftimin nga një familjare, e cila ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të komunikonte me asnjë prej personave që jetonin në banesë. Pas mbërritjes në adresën në Lunetta Court, efektivët zbuluan trupat e pajetë të katër personave, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas autoriteteve, dyshohet se 28-vjeçari Marcus Reyes Sr. ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Alayna Reyes, si dhe dy fëmijët e tyre, Marcus Jr., 8 vjeç, dhe Anastacia, 6 vjeçe.
Pas vrasjes së familjarëve, 28-vjeçari dyshohet se ka qëlluar edhe veten, duke i dhënë fund jetës. Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një rast të dyshuar vrasjeje-vetëvrasjeje.
Pas tragjedisë, tezja e Alayna Reyes, Kim Vallejos, ka hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe, me qëllim mbështetjen financiare të nënës së viktimës. Deri më 24 nëntor, fushata kishte mbledhur afro 25 mijë dollarë.
Në mesazhin e publikuar për mbledhjen e ndihmave, Vallejos shpjegoi se fondet do të shërbejnë për të mbuluar nevojat e menjëhershme të familjes, mbështetjen e të afërmve dhe shpenzimet e tjera të shkaktuara nga kjo tragjedi.
“Po mbledh fonde për të ndihmuar motrën time me mbështetjen familjare, nevojat e menjëhershme dhe shpenzimet e tjera që vijnë pas vdekjes së vajzës së saj, Alayna-s, dhe nipërve e mbesës së saj, Marcus dhe Anastacia-s. Kjo humbje e paimagjinueshme na ka lënë zemërthyer. Ata ishin shumë të dashur dhe do të na mungojnë”, tha Vallejos.
Ngjarja ka lënë në zi familjarët dhe të afërmit, ndërsa autoritetet vijojnë trajtimin e rastit për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë./Dosja.al
SHBA
Bota
24 November 2026, 21:29
E.M
SHBA- Drejtori ekzeutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e...
Bota
24 November 2026, 21:07
E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI- Një situatë dramatike është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës, në Kolumbi, ...
Bota
24 November 2026, 21:04
E.M
TURQI- Aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter u...
Bota
24 November 2026, 20:55
G.M
Justin Timberlake
SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka vendosur të ndajë me publikun histori dhe momente personale që...
Bota
24 November 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Microsoft ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit brenda kompanisë, të njohur si “Code Red”,...
Bota
24 November 2026, 20:20
G.M
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mëny...
Bota
24 November 2026, 20:11
E.M
SHBA- Komiteti i Senatit Amerikan ka nisur hetimet zëvendëspresidentin JD Vance për të përcaktuar nëse ai ka ndikuar në dh&e...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.M
BRITANI- Policia britanike është vënë nën hetim të një “substance të panjohur”, e cila shkaktoi evakui...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Këngëtarja iraniane Parastou Ahmadi, 29 vjeçe është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi n&eu...
Bota
24 November 2026, 19:32
E.M
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian,...