24 November 2026, 21:07
Nga E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI- Një situatë dramatike është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës, në Kolumbi, ku persona të armatosur kanë marrë peng dhjetëra punonjës dhe klientë brenda një supermarketi të rrjetit Éxito. Sipas informacioneve të fundit, 25 persona vijojnë të mbahen peng, ndërsa pesë të tjerë janë liruar.
Ngjarja dyshohet se lidhet me një tentativë grabitjeje të një ngarkese parash. Sipas presidentit kolumbian, Abelardo de la Espriella, autorët kishin si qëllim të përvetësonin paratë gjatë një transferimi, por plani i tyre përfundoi në një situatë pengmarrjeje.
Fillimisht, personat e armatosur kishin marrë nën kontroll 30 persona, mes të cilëve edhe pesë gra të moshuara. Pas ndërhyrjes dhe negociatave, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa 25 të tjerët mbeten ende brenda ambienteve të supermarketit.
Për menaxhimin e situatës janë angazhuar rreth 500 efektivë të policisë dhe pjesëtarë të forcave të armatosura kolumbiane. Në zonë kanë mbërritur gjithashtu përforcime nga njësitë speciale të policisë, të cilat po punojnë për zgjidhjen e krizës dhe lirimin e pengjeve.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë disa prej personave të marrë peng, të ulur në karrige me duart e lidhura, ndërsa pas tyre shihen burra të armatosur. Ndërkohë, familjarët e personave që ndodhen brenda supermarketit kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh, duke deklaruar se nuk kanë informacion të qartë për gjendjen e të afërmve.
Autoritetet kolumbiane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht raportimet se pengmarrësit kanë kërkuar një shpërblim prej 7 miliardë pesos kolumbiane, që përllogaritet në rreth 2 milionë dollarë.
Policia Kombëtare ka mohuar gjithashtu raportimet për persona të plagosur brenda supermarketit, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin informacione të pakonfirmuara dhe të mbështeten vetëm te njoftimet zyrtare.
Kryetari i Kartagjenës, Dumek Turbay, ka bërë të ditur se janë aktivizuar të gjitha protokollet e sigurisë për menaxhimin e situatës. Ndërkohë, për shkak të operacionit të forcave të sigurisë, uljet në Aeroportin Ndërkombëtar Rafael Núñez u pezulluan përkohësisht, por më pas funksionimi normal i tij u rikthye. Operacioni për lirimin e 25 pengjeve vijon, ndërsa autoritetet kanë theksuar se mbrojtja e jetës së tyre mbetet prioriteti kryesor./Dosja.al
Kolumbi Abelardo de la Espriella 7 miliardë pesos
Bota
24 November 2026, 21:04
E.M
TURQI- Aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter u...
Bota
24 November 2026, 20:55
G.M
Justin Timberlake
SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka vendosur të ndajë me publikun histori dhe momente personale që...
Bota
24 November 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Microsoft ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit brenda kompanisë, të njohur si “Code Red”,...
Bota
24 November 2026, 20:20
G.M
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mëny...
Bota
24 November 2026, 20:11
E.M
SHBA- Komiteti i Senatit Amerikan ka nisur hetimet zëvendëspresidentin JD Vance për të përcaktuar nëse ai ka ndikuar në dh&e...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.M
BRITANI- Policia britanike është vënë nën hetim të një “substance të panjohur”, e cila shkaktoi evakui...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Këngëtarja iraniane Parastou Ahmadi, 29 vjeçe është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi n&eu...
Bota
24 November 2026, 19:32
E.M
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian,...
Bota
24 November 2026, 19:26
E.d
Pamje
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave qiellgërvishtësin m&eum...
Bota
24 November 2026, 19:24
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space-X dhe Teslas, Elon Musk, i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amer...