22 October 2026, 19:15
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës lidhur me vendimmarrjen e prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha, për arrestimet e kryera gjatë protestave të studentëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi reagimin e Ballës si sulm ndaj prokurorit dhe akuzoi mazhorancën për presion ndaj institucioneve të drejtësisë.
Bardhi u ndal te vendimet e marra nga gjykatat për personat e arrestuar gjatë protestave. Në lidhje me këtë ai tha se vetëm gjatë ditës së sotme, nga 38 personat e paraqitur për caktimin e masës së sigurisë, të gjithë janë liruar. Sipas tij, në 33 raste arrestimet janë vlerësuar të paligjshme nga gjykata.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së ngriti gjithashtu akuza ndaj Ballës për ndërhyrje në çështje që lidhen me drejtësinë. Në fund, ai tha se Balla, në vend që të japë llogari para organeve të drejtësisë, po përpiqet t'u diktojë prokurorëve mënyrën se si duhet të veprojnë.
REAGIM: Dënoj me forcë sulmin e Taulant Ballës, avokatit të Suel Çelës, ndaj prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha. Gjatë këtyre 10 ditëve, prokurorë dhe gjyqtarë të Republikës kanë treguar se ligji ka kufij të qartë dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi të. Vendimet e tyre, përmes të cilave dhjetëra arrestime të kryera nga Policia e Shtetit janë vlerësuar si të paligjshme, dëshmojnë se përgjegjshmëria institucionale duhet vlerësuar dhe respektuar, jo sulmuar dhe intimiduar.
Vetëm sot, nga 38 personat që dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, të 38 janë liruar, ndërkohë që në 33 raste gjykata i ka vlerësuar arrestimet si të paligjshme. Është thellësisht shqetësues fakti që një person, të cilin, bazuar në përgjimet e SKY ECC, e kam akuzuar publikisht për ndërhyrje në Prokurori me qëllim ndikimin në vendimmarrjen për heqjen e sekuestros ndaj pronave të lidhura me kreun e organizatës kriminale të Elbasanit, Suel Çela, sot i lejon vetes t’i tregojë një prokurori të Republikës se si duhet të veprojë. Madje, edhe se si duhet të mbajë në burg, pa prova dhe pa bazë ligjore, fëmijë e studentë.
Në vend që Taulant Balla të japë llogari para Prokurorisë, ai gjen kurajën t’i kërkojë llogari asaj. Çfarë paradoksi! Por këtu zbulohet edhe standardi i dyfishtë i mazhorancës: për fëmijët dhe studentët kërkohet burg, pa prova dhe pa bazë ligjore, ndërsa kur bëhet fjalë për Belinda Ballukun, ndaj së cilës janë ngritur akuza për 15 vepra të rënda penale, paraburgimi shpallet papritur një shqetësim madhor. Për qytetarët kërkohet ashpërsi, ndërsa për të pushtetshmit kërkohet lehtësi. Për të rinjtë kërkohet burg, ndërsa për njerëzit e pushtetit kërkohet liri.
Drejtësia nuk mund të jetë e rreptë me të dobëtit dhe e butë me të fortët. Ligji nuk mund të interpretohet sipas interesave politike, as prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të bëhen objekt sulmesh sa herë që vendimet e tyre nuk u pëlqejnë njerëzve të pushtetit.
Mjeranë! Koha kur qytetarët mund të frikësoheshin me kërcënimin e burgut po merr fund. Asnjë sulm politik nuk mund ta zëvendësojë ligjin dhe asnjë presion nuk mund ta kthejë drejtësinë në pronë të pushtetit. Harrojeni!/Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
22 October 2026, 18:29
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për seancën e sotme plenare në Kuvend, duke akuzu...
Politike
22 October 2026, 18:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat p...
Politike
22 October 2026, 17:50
E.d
Foto ilustruse
Qytetarë me flamuj të UÇK-së duke pritur shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së. Prishtin...
Politike
22 October 2026, 17:45
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula që ta kthejë në Kuvend për ris...
Politike
22 October 2026, 17:01
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimi...
Politike
22 October 2026, 17:01
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet të premten, më 23 t...
Politike
22 October 2026, 16:50
E.d
Aulon Kalaja dhe Mariglend Doçi
TIRANA- Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë d...
Politike
22 October 2026, 16:23
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përme...
Politike
22 October 2026, 16:00
G.M
pamje nga Kuvendi
TIRANË- Përplasjet dhe tensionet e krijuara gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kanë sjellë...
Politike
22 October 2026, 12:04
E.d
Pamje
MALI I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar foton familjare të liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të ...