LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës"/ Blushi: Me maska dhe shkopinj nuk ka dialog

Sipas tij, shtyrja e seancës dhe përplasjet mes deputetëve nuk e zgjidhin situatën, por thellojnë tensionet dhe vonojnë llogaridhënien e qeverisë.

22 October 2026, 18:29 Nga G.M
"Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës"/ Blushi: Me maska
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për seancën e sotme plenare në Kuvend, duke akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po shmangin përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në vend. Sipas tij, shtyrja e seancës dhe përplasjet mes deputetëve nuk e zgjidhin situatën, por thellojnë tensionet dhe vonojnë llogaridhënien e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Blushi ka kërkuar largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve parlamentare, rikthimin e Kushtetutës përpara ndryshimeve të vitit 2008 dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli. Ai i ka bërë thirrje Partisë Socialiste të mbështesë një zgjidhje politike, duke theksuar se vendi ka nevojë për demokraci dhe ndryshim, jo për dhunë dhe përshkallëzim të krizës.

REAGIMI:

"Sot, Kuvendi i Shqipërisë duhej të mblidhej në një seancë të jashtëzakonshme për t’i ofruar vendit një zgjidhje të shpejtë, konkrete, të qartë dhe afatgjatë për daljen nga kriza e rëndë politike, institucionale dhe shoqërore, e shkaktuar nga Edi Rama dhe keqqeverisja e tij.

Por, në vend që të përballej me përgjegjësitë kushtetuese dhe politike, Kuvendi u kthye sërish në skenën e shmangies, provokimeve, dhunës dhe zvarritjes së zgjidhjes. 

Shtyrja e seancës dhe ndërprerja e nxituar e punimeve, në një klimë të tensionuar dhe përplasjesh fizike mes deputetëve, nuk e zgjidhin krizën, por e thellojnë atë.

Duhet ta themi qartë: Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës. 

Kriza permanente është instrumenti i tij për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe me çdo kusht.

Ai kërkon të fitojë kohë, të lodhë shqiptarët, të provokojë përplasje dhe të mbajë gjallë një klimë dhune dhe tensioni të vazhdueshëm, duke e shtyrë sa më larg llogaridhënien dhe përballjen me hajdutëritë, krimet dhe përgjegjësitë e veta shumë të rënda penale.

Sa më shumë zvarritet zgjidhja, aq më shumë zgjatet jeta e regjimit.

Frika, dhuna dhe gjaku janë adrenalinë dhe oksigjen për çdo diktaturë.

Zvarritja e zgjidhjes e lë dhunën shtetërore si instrumentin e vetëm të një regjimi që nuk dëshiron dhe nuk di të qeverisë ndryshe.

Shqipëria ka sot nevojë ulëritëse për një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe afatgjatë, që i jep fund krizës, garanton votën e lirë, rikthen funksionimin demokratik të institucioneve dhe ia kthen sovranitetin qytetarëve.

Kjo kërkon përgjegjësi politike, vullnet të palëkundur dhe, mbi të gjitha, largimin e panegociueshëm të Edi Ramës, si kusht themelor për t’i hapur vendit rrugën drejt ndryshimit.

Këtë të vërtetë duhet ta kuptojë, sa më parë, edhe Partia Socialiste. Ajo duhet të zgjedhë nëse do të bëhet pjesë e zgjidhjes politike për Shqipërinë apo do të vazhdojë të mbetet peng i Edi Ramës dhe i "çunave të IKMT-së", që me maska dhe shkopinj bejsbolli kanë zëvendësuar institucionet shtetërore dhe e kanë kthyer dhunën në instrument qeverisje.

Me maska dhe shkopinj nuk ka dialog.

Me kërcënime nuk ndërtohet kompromis.

Dhe dhuna nuk mund të barazohet kurrë me demokracinë.

Edi Rama nuk mund të jetë njëkohësisht shkaku i krizës dhe të pretendojë të jetë faktori që e zgjidh atë.

Përgjegjësia për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje kërkon që politika të marrë në dorë fatet e vendit, përmes një zgjidhjeje që buron nga Kuvendi dhe vendos interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër.

Kjo zgjidhje mbështetet në katër kushte themelore:

1. Largimi i panegociueshëm i Edi Ramës, si kusht themelor.

2. Rikthimi i Kushtetutës së miratuar me referendum nga populli, përpara ndryshimeve të vitit 2008.

3. Krijimi i një Qeverie Teknike përpara çdo palë zgjedhjesh parlamentare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

4. Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli.

Këto nuk janë kërkesa për të ushqyer konfliktin, por kushte për t’i dhënë fund atij.

Nuk janë formula për ta zgjatur krizën, por një rrugë konkrete për të rikthyer lirinë, demokracinë, sovranitetin popullor, besimin te institucionet dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

Partia Socialiste duhet të zgjedhë. Të bëhet pjesë e zgjidhjes politike në interes vetëm të Shqipërisë apo të vazhdojë të mbetet peng i "çunave të IKMT-së" me shkopinj besjbolli.

Historia nuk do ta gjykojë nga sa gjatë e mbrojti Edi Ramën, por nga përgjegjësia që tregoi ndaj interesit kombëtar dhe Shqipërisë në momentet më kritike të saj.

Zgjidhja është ofruar nga Partia e Lirisë. Janë vetëm katër hapa themelorë për t’i hapur vendit një rrugë të re.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje, jo për gjak. Për demokraci, jo për diktat. Për ndryshim, jo për një regjim që ushqehet nga kriza për të shtyrë fundin e vet dhe të pashmangshëm politik.

Për këtë zgjidhje duhet të investohemi të gjithë. Pa hezitim"!/Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes