5 November 2026, 15:38
Nga E.d
Lili Sula
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula ka ngritur akuza ndaj rektorit dhe dekanit të Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, duke i cilësuar veprimet e tyre si presion ndaj pedagogëve që mbështetën protestën studentore. Gjatë një deklarate për mediat, ajo u shpreh se ndaj një pedagogeje është ushtruar presion për të mos marrë pjesë në protestë, ndërsa janë organizuar mbledhje kolektive për të penguar mbështetjen ndaj studentëve.
Ajo pretendon se pedagogët janë kërcënuar me heqjen e orëve mësimore dhe ndërprerjen e pagës. Ajo i ka cilësuar këto veprime si shkelje të lirisë akademike dhe të drejtave sindikale. Në deklaratën e saj, Sula dënoi atë që e konsideroi një rikthim të metodave të presionit të së kaluarës dhe u bëri thirrje pedagogëve, prindërve dhe qytetarëve të mbështesin protestën studentore të së shtunës, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë.
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Gjatë ditëve të protestës studentore, drejtues të universiteteve kanë ushtruar presion ndaj pedagogëve, duke u kërkuar të mos mbështesin studentët e tyre.
Rasti i Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër është shembull i qartë: rektori dhe dekani kanë ushtruar presion ndaj pedagoge A.K., për të mos dalë në protestë, duke organizuar mbledhje kolektive si në vitet e diktaturës, në shkelje të rëndë të të drejtave të individit, të lirisë akademike dhe të dinjitetit të pedagogut.
Rektori i Gjirokastrës u bë viral në media, për daljen e tij qesharake publike, ku deklaronte se nuk njihte sindikatën dhe bojkotin.
Është tërësisht e dënueshme që mendësia e viteve të diktaturës, e ushqyer edhe nga urdhra të dërguarish politikë në Gjirokastër, të përdoret për të diskriminuar apo të ndalojnë pedagogë për të mbështetur protestën.
Pjesëmarrja ne protestë është e drejtë kushtetuese dhe sindikale. Rektori dhe dekani nuk kanë asnjë të drejtë të ndalojnë pedagogët të jenë anëtarë të sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë dhe të ndalojnë pedagogët të solidarizohen me studentët dhe, aq më pak, të marrin masa ndëshkuese ndaj tyre. Marrja e masave pa transparencë, pa dokumentacion dhe pa informacionin e domosdoshëm është shkelje ligjore.
Çfarë lirie akademike, autonomie institucionale dhe status profesorati mund të pritet nga drejtues që demaskojnë ‘armikun e brendshëm’ në mbledhje kolektive, që kërcënojnë për heqjen e leksioneve të lëndës për të cilën ke punuar më shume së 10 vjet, që përdorin pagën si shantazh dhe ndëshkojnë pedagogët me ndërprerje rroge?!
Përkrahja e studentëve sot është detyrë që shkon përtej mësimdhënies në auditorë – është mision për pedagogët, që formojnë qytetarët e kombit, por edhe për çdo prind e qytetar që kërkon, që fëmijët të rriten, të edukohen e të jetojnë normalisht në këtë vend.
Partia Demokratike, duke dënuar me forcë këto qëndrime, që nuk i përkasin botës universitare, fton pedagogët, prindërit dhe qytetarët të bashkohen në mbështetje të protestës studentore të shtunën, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë./Dosja.al
Lili Sula
Politike
5 November 2026, 14:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste më 14 nëntor. Mbledhja ës...
Politike
5 November 2026, 13:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me gjetjet e raportit për Shqipërin...
Politike
5 November 2026, 13:41
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij pohoi se në bazë të raportit demokracia, parl...
Politike
5 November 2026, 13:39
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat deklaroi se raporti i Progresit në BE ishte thj...
Politike
5 November 2026, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestat, tha se studentët janë kërcënuar, për faktin se nj&eu...
Politike
5 November 2026, 12:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë për protestat, duke thënë se duart e regjimi...
Politike
5 November 2026, 12:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët, duke i paralajmëruar me pasoja ligjore dhe penale të gjit...
Politike
5 November 2026, 12:46
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar situatën politike në vend, hodhi poshtë çdo krahasim mes zhvillimeve në ven...
Politike
5 November 2026, 12:40
I.A
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiran&eum...
Politike
5 November 2026, 12:38
E. D
Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se sa i përket drejtësis...