24 October 2026, 08:30
Nga DOSJA

SPANJE - Barcelona ka nisur të lëvizë në merkato për të ardhmen dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv Deco është sulmuesi francez Eli Junior Kroupi, i cili aktivizohet te Bournemouth.
Talenti 19-vjeçar zhvilloi një sezon të shkëlqyer në debutimin e tij në Premier League, duke realizuar 13 gola dhe duke konfirmuar potencialin për t'u shndërruar në një nga emrat interesantë të futbollit europian. Pas një periudhe jashtë fushave për shkak të dëmtimit, Kroupi pritet të rikthehet këtë fundjavë, në sfidën që Bournemouth do të luajë ndaj Manchester United.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, mes tyre edhe “Sport”, Barcelona e ka ndjekur nga afër francezin që verën e kaluar dhe po shqyrton mundësinë për të bërë një tjetër përpjekje në merkaton e ardhshme. Drejtuesit katalanas pritet të monitorojnë paraqitjet e tij për të vlerësuar nëse mund të jetë një investim i vlefshëm për repartin ofensiv.
Klubi blaugrana po kërkon alternativa për sulmin, pavarësisht se e ka nisur sezonin me rezultate dhe paraqitje të mira në fazën ofensive. Strategjia e Deco-s duket se përfshin disa pista paralele, pasi Barcelona vazhdon të mbajë në vëmendje edhe Julian Álvarez, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Atlético Madrid.
Kroupi mund të shndërrohet kështu në një nga emrat për t'u ndjekur në merkaton e verës, ndërsa Barcelona do të ketë mundësinë të vlerësojë në muajt e ardhshëm nëse talenti francez përputhet me projektin e saj sportiv.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 October 2026, 08:11
AUSTRALI - Marc Márquez ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit botëror në MotoGP. Piloti sp...
Sport
24 October 2026, 08:00
Duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, Joe Scally (majtas), luajti një rol të madh në fitoren e ekipit të ...
Sport
24 October 2026, 07:46
ITALI - Torino vazhdon serinë pozitive në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate mposhti Monzën me rezultatin 3-2, në një ...
Sport
24 October 2026, 07:30
BRAZIL - Neymar ka bërë publike mbështetjen e tij për Flavio Bolsonaron, vetëm dy ditë para raundit të dytë të...
Sport
23 October 2026, 20:15
TURQI - Shqetësim për André Onanën. Portieri kamerunas, i cili është pjesë e Manchester United dhe aktualisht luan si i hu...
Sport
23 October 2026, 20:00
SPANJE - Një klimë më e qetë duket se po mbizotëron në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Sipas raportimeve nga Spanj...
Sport
23 October 2026, 19:30
SPANJE - Raphinha e sheh sërish Real Madridin si një kundërshtar ndaj të cilit ka ditur të shkëlqejë. Braziliani ka nd&...
Sport
23 October 2026, 19:00
ITALI - Antonio Conte ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin me Manchester United, në një kohë k...
Sport
23 October 2026, 18:30
Gianni Infantino, president i FIFA-s
ZVICER - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në rrugën drejt rizgjedh...
Sport
23 October 2026, 18:17
GJERMANI - Shqetësim për Vincent Kompanyn te Bayern Munich. Trajneri belg është dërguar në një spital në Mynih t&e...