28 October 2026, 16:24
Nga E.M

SHBA- David Custodio, Shefi i policisë së Guatemalës dhe zëvendësi i tij, Esvin Kitche, janë shkarkuar nga detyra pas vrasjes së ish-prokurorit Juan Francisco Solorzano Fopa, i cili kishte denoncuar lidhjet mes zyrtarëve, politikanëve, biznesmenëve dhe grupeve kriminale në vend.
Lajmi u bë i ditur të martën nga ministri i Brendshëm, Marco Antonio Villeda, i cili pohoi se ndryshimet në drejtimin e policisë janë pjesë e një procesi hetimor të nisur pas vrasjes së ish-prokurorit.
Solorzano Fopa, 43 vjeç, u vra më 17 tetor në mes të ditës, përpara të birit, në një qendër sportive në kryeqytet.
Ish-prokurori kishte denoncuar publikisht lidhjet e dyshuara mes autoriteteve, politikanëve, biznesmenëve dhe bandës kriminale Barrio 18, e konsideruar ndër më të fuqishmet në Guatemalë. Ai kishte akuzuar drejtpërdrejt edhe drejtorin e atëhershëm të policisë, David Custodio, për lidhje me krimin e organizuar.
“Ky është një person që bashkëpunon me krimin e organizuar, do ta them hapur”, kishte deklaruar Solorzano gjatë një podkasti.
Ai e kishte akuzuar gjithashtu Custodion se kishte lehtësuar dhe nxitur arratisjen e 20 drejtuesve të bandave nga një burg i sigurisë së lartë një vit më parë.
Ministri i Brendshëm, Marco Antonio Villeda, deklaroi se shkarkimet janë pjesë e një procesi rishikimi dhe ristrukturimi institucional, me synimin për të forcuar policinë.
“Ky vendim është pjesë e procesit të rishikimit dhe ristrukturimit institucional që po kryejmë me qëllim forcimin e policisë”, tha Villeda gjatë një konference për shtyp, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Bernardo Arevalo.
Vrasja e ish-prokurorit ka tronditur Guatemalën, në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e krimit dhe tensione të larta politike, ndërsa zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2027 po afrohen./Dosja.al
David Custodio Esvin Kitche
Bota
28 October 2026, 15:26
E.M
SPANJË- Një përplasje hekurudhore ka tronditur Spanjën për shkak të shpejtësisë së lartë të dy trenave d...
Bota
28 October 2026, 15:00
G.M
pamje
JEMEN- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore në provincën ...
Bota
28 October 2026, 14:20
G.M
Emmanuel Macron
SPANJË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur solidaritetin e Francës me Spanjën pas përplasjes së dy trenav...
Bota
28 October 2026, 14:10
G.M
pamje
SPANJË- Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy ...
Bota
28 October 2026, 13:40
G.M
Përpasja e dy trenave të shpejtë afër Toledos në Spanjë.
Të paktën 30 persona kanë vdekur pasi dy trena të s...
Bota
28 October 2026, 13:27
G.M
Dokumente të ndryshme që u gjetën në një shtëpi në Veternik më 2025, që sipas autoriteteve shërbeu si laborat...
Bota
28 October 2026, 12:46
E.d
Pamje
Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku k...
Bota
28 October 2026, 11:50
G.M
Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Aleksandar Vuçiq, funksionar i Partisë Përparimtare Serbe dhe ...
Bota
28 October 2026, 11:47
G.M
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësi amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ...
Bota
28 October 2026, 10:53
G.M
zgjedhjet në Izrael
IZRAEL- Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gandhi Eisenkot, përballen me vështirësi për të siguruar shumic...