10 November 2026, 15:58
Nga E. D
Ilir Rusi dhe Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka kërkuar më shumë fonde për ndërtimin e gjykatave të reja, duke bërë të ditur se nga 20 gjykata që funksionojnë në Shqipëri, vetëm 5 kanë godina të dedikuara. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Rusi theksoi se në 10 vite reformë në drejtësi nuk është përfunduar asnjë godinë e re e projektuar posaçërisht për gjykatë.
Rusi theksoi se një nga pengesat kryesore është mungesa e trojeve, pasi disa bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin, Lezhën dhe Kukësin, nuk kanë vënë në dispozicion tokë për ndërtimin e godinave të reja. KLGJ ka kërkuar gjithashtu 215 milionë lekë për pajisje dhe siguri në gjykata, 110 milionë lekë shtesë për mallra dhe shërbime, si dhe 199 punonjës të rinj për vitin 2027.
Ndërkohë, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ngriti shqetësimin se mungesa e ambienteve po pengon edhe punësimin e personelit të ri, pasi disa gjykata nuk kanë hapësira të mjaftueshme për sistemimin e tyre. Po ashtu, gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2027, relatorja Evis Kushi bëri të ditur se për KLGJ-në dhe sistemin gjyqësor janë parashikuar 6.67 miliardë lekë, rreth 74.22 milionë lekë më pak se në vitin 2026.
"Sot sistemi ka 20 gjykata, vetëm 5 e ushtrojnë funksionin e tyre në godina të dedikuara si gjykata, që janë dy Gjykatat e Posaçme, Shkalla e Parë dhe ajo e Apelit, Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Ndërsa të gjitha godinat e tjera janë godina që janë përshtatur për gjykata. Në 10 vite reformë në drejtësi, ne nuk kemi një godinë që në momentin e parë të jetë dedikuar për gjykatë. Prandaj ne kemi pasur kërkesa buxhetore për të bërë ndërtime. Kemi bërë edhe kërkesa për shpronësime trualli, si bashkive të Kukësit, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Tiranës, të cilat nuk na janë përgjigjur me vënien në dispozicion të truallit. Kërkojmë 110 milionë lekë të reja për mallra dhe shërbime. Janë dyfishuar shërbimet e postës, ka ndryshuar vlera e shërbimit të shoqërisë së sigurisë. Janë dedikuar për t’u marrë me qira objekte nga ana e Gjykatës së Apelit Administrativ, Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Shkallës së Parë, për sa kohë mjediset e tyre kufizohen. Kemi edhe fondin për sigurinë e gjykatave. Është një fond prej 215 milionë lekësh të reja që ka qenë i dedikuar për blerje pajisjesh për zyra dhe sigurinë në gjykata. Pavarësisht se nuk kemi mjediset e duhura, të paktën të blejmë mjete për të rritur sigurinë në gjykata. Do të ndalesha te numri i punonjësve. Është fakt që 100 punonjës që ju na i miratuat, i detajuam për punonjës sigurie, për sekretarë gjyqësorë dhe për ndihmës ligjorë. Për vitin e ardhshëm ne kemi kërkuar 199 punonjës. Është domosdoshmëri se kemi vakanca" tha ai.
"Nyja gordiane janë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë dhe sidomos Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Nëse zgjidhen këto nga pikëpamja infrastrukturore, zgjidhet çështja e emërimit të njerëzve, se sot s’kanë ku ulen ata dhe t’i çosh. Sepse kështu… Ky është një debat i madh, por ky është fakt. Problemi pastaj është studimi dhe projektimi. Këto nuk janë të parashikuara te 84 milionë e 900 milionë lekë për projektimin dhe zbatimin e pesë gjykatave të reja? Nuk janë të parashikuara? Kjo pastaj është shumë problematike, duhet t’ia paraqes qeverisë vetë këtë shqetësim" tha Xhafaj./Dosja.al
fatmir xhafaj ilir rusi
Politike
10 November 2026, 15:39
E. D
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeri...
Politike
10 November 2026, 14:58
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partis...
Politike
10 November 2026, 14:46
E.d
Fredi Beleri
TIRANA- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë eurodeputetit Fredi Bel...
Politike
10 November 2026, 14:29
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- GJKKO ka vendosur të rrëzojë shumicën e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësi...
Politike
10 November 2026, 13:25
I.A
Takimi BE-Mali i Zi
BRUKSEL- Mali i Zi është i pari që teston masat e reja mbrojtëse të BE-së, me shtetet anëtare që p...
Politike
10 November 2026, 13:16
E.d
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar ditën e sotme sërish m...
Politike
10 November 2026, 12:43
E.d
SPAK
TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me t&eu...
Politike
10 November 2026, 10:25
E.d
Edi Rama
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.&nb...
Politike
10 November 2026, 07:59
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku sot dhe nesër zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, një akti...
Politike
9 November 2026, 22:58
E. D
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të hënën se nuk sheh pothuajse asnjë shenjë ...