Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit"/ Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku(VIDEO)
Rama u ndal gjithashtu te ndikimi që infrastruktura e re pritet të ketë në zonat përreth, duke sjellë edhe rritje të vlerës së pronave.
6 November 2026, 11:59Nga E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin Enea Karakaçi dhe drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan sot punimet në kantierin e bypass-it të Tiranës. Gjatë inspektimit, Rama theksoi rëndësinë që do të ketë ndërtimi i këtij aksi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe reduktimin e trafikut në kryeqytet.
Ai u ndal gjithashtu te ndikimi që infrastruktura e re pritet të ketë në zonat përreth, duke sjellë edhe rritje të vlerës së pronave. Sa i përket procesit të shpronësimeve, Rama garantoi se ato do të kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë transparente.
“Në këtë zonë është rritja e ndjeshme e vlerës së pronës së tyre. Pa diskutim që çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit, me transparencë. Ky aks do ta çlirojë kryeqytetin nga një ngarkesë e tepërt. Një pjesë e fluksit do të vazhdojë lirshëm drejt jugut ose juglindjes dhe pjesa tjetër do të ketë lirshmëri për të hyrë e për të dalë”, tha kryeministri Edi Rama./Dosja.al